Policia e Kosovës është e gatshme të jetë anëtarë e INTERPOL-it dhe i plotëson të gjitha kriteret e nevojshme por kërkesa për aplikim në INTERPOL varet nga Qeveria e Kosovës.

Kështu tha Besnik Sallahu, Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e Zbatimit të Ligjit, ILECU/NJBNZL në Policinë e Kosovës në takimin e organizuar nga EULEX me temën e “bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe pse është i rëndësishëm ai”.

Ndërsa, sa i takon bashkëpunimit ndërkomnëtar ai tha se Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitet teknike dhe ligjore në këtë aspekt.

Sallahu tha se bashkëpunimi policor me pesë vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës është i mirë.

Udhëheqësi i Ekipit të Njësisë së EULEX-it për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, Vinicio Ceola, tha se EULEX është 24 orë në dispozicion të shkëmbimit të informatave me Policinë e Kosovës.

Ndërkohë që ka theksuar se EULEX vazhdon të jetë i përkushtuar që të mbështes dhe të rris bashkëpunim me Policinë e Kosovës për një Kosovë të sigurt dhe BE të sigurt./KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Arrestohen kreatori dhe administratori i grupit “Javna Soba”

Prokurria Themelore Publike-Shkup gjatë ditës së djeshme deri tek Ministria për Punë…

Macron akuzon kryeministrin australian se ka gënjyer për një kontratë miliarda dollarëshe të nëndetëseve

Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar kryeministrin australian Scott Morrison se ka…

Plagoset një person në Peran të Podujevës

Një person është plagosur në Peran të Podujevës. Viktima ishte goditur nga…

Pas konfirmimit të aktakuzës, Nasim Haradinaj nesër paraqitet para Speciales

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Gjykata…

Banka Botërore paralajmëron për mungesën e fondeve për më të varfrit

Ekonomia botërore po përballet me “humbje të mëdha”, dhe rikuperimi do të…