Policia haitiane njoftoi të dielën se kishte arrestuar një shtetas haitian “i cili kishte objektiva politikë” në rekrutimin e personave të armatosur që vranë presidentin Jovenel Moise javën e kaluar.

“Ky është një individi i cili hyri në Haiti me një aeroplan privat me objektiva politikë”, ka thënë Leon Charles, kreu i Policisë Kombëtare të Haitit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Christian Emmanuel Sanon, 63 vjeç, i cili është me kombësi haitiane, arriti në vendin ishull në qershor i shoqëruar nga disa kolumbianë, sipas detajeve të dhëna në një konferencë shtypi.

Disa ministra haitianë ishin gjithashtu në konferencë.

“Misioni më pas ndryshoi”, tha Charles, duke shpjeguar se qëllimi kishte qenë fillimisht për të arrestuar Moise, dhe operacioni ishte ngritur nga brenda vendit.

“Njëzet e dy individë të tjerë hynë në Haiti”, tha Charles.

Ndryshe, tetëmbëdhjetë shtetas kolumbianë janë arrestuar që nga e mërkura.

Duke i marrë në pyetje, policia haitiane mësoi se Sanon kishte rekrutuar 26 anëtarë të ekipit përmes një kompanie sigurie venezuelase me bazë në Florida me emrin CTU.

Anëtarët e Byrosë Federale të Hetimit të SHBA (FBI), Departamenti i Shtetit, Departamenti i Drejtësisë, Këshilli i Sigurimit Kombëtar dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare mbërritën të dielën në Haiti dhe u takuan me drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Sipas autoriteteve haitiane, skuadra prej 28 anëtarësh u fut me dhunë në shtëpinë e familjes Moise të martën në mbrëmje dhe hapi zjarr ndaj tij dhe gruas së tij, Martine.

Presidenti u vra dhe gruaja e tij u plagos rëndë. Ajo u dërgua me helikopter në një spital në Miami për t’u mjekuar.

Dhe vrasja e Moise thuhet se ka zhytur në kaos Haitin tashmë të trazuar – vendin më të varfër në Amerikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…