Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

“Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

“Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

  • 87 copë eksploziv të tipit TM 100
  • 3 granata hedhës dore (zola)
  • 1 armë automatike AK-47
  • 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
  • 14 karikatorë
  • Municion të kalibrave të ndryshëm
  • 63 detonatorë elektrik
  • 23 detonatorë mekanik
  • 1 orë për aktivizim
  • 1 granatë dore M79
  • 3 tuba fitila ndezës
  • Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të

karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjyqi për Zhan Mitrevin, më 28 shkurt

Për më 28 shkurt është caktuar seanca e parë gjyqësore për Zhan…

Të paktën 24 të vdekur pas tornados në Misisipi, përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar pasi Misisipi u ballafaqua me…

VIDEO / Rrahje me grushte mes deputetëve në parlamentin e Turqisë

Dhjetëra deputetë të partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe të Partisë…

Ky është biznesmeni nga Struga që është zhvatur 260 mijë euro nga ‘grupi’ i Boki 13

VMRO-DPMNE ka publikuar të dhëna që hedhin dyshime se Bojan 13, Prokurorja…

KE: Shpejtësia e negociatave të Serbisë për anëtarësimin në BE varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Komisioni Evropian publikon sot paketën vjetore të zgjerimit të vitit 2022, si…