Pas të shtënave me armë zjarri në paradën e Ditës së Pavarësisë në Highland Park, Illinois në SHBA, Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 6 personave. Robert E Crimo III, 22 vjeç, u arrestua pas një ndjekje nga policia.

Personi i armatosur u ngjit në çati duke qëlluar mbi ata që ishin të pranishëm me armë zjarri. Crimo u referua si një “person i dyshuar” për ngjarjen që u mori jetën 6 personave, por pas arrestimit të tij, policia tha se beson se ai ishte përgjegjës.

Pesë persona ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër fatkeqësisht nuk mundi që t’i rezistonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ajo që duhet të kishte qenë një ndër ditët më të lumtura të vitit në SHBA, ditë në të cilën festohet pavarësia e vendit, shumë shpejt u kthye në makth teksa turmat largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, disa dëshmitarë thanë se mendonin që zhurma e armëve ishte fishekzjarre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

​Lumezi dhe Hovenier diskutojnë për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim virtual me ambasadorin e…

Propozimi francez do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë

Në ueb faqen e Qeverisë sot do të publikohet propozimi francez për…

Kurti: Hetim ndërkombëtar për të burgosurit me rastin e Kumanovës (VIDEO)

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në emisionin DPT në T7 mes tjerash…

BE ofron 500 mln Euro për fermerët e vendeve anëtare të bllokut

Ekzekutivi i Unionit do të ofrojë ndihmë edhe për fermerët e Ukrainës…

Shqipëria më e rrezikuara në Evropë nga katastrofat

Shqipëria është e para në Evropë për rrezikun ndaj katastrofave natyrore, si…