Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:00 janë arrestuar dy persona për kontrabandë me emigrantë, përcjell TV21. Bëhet fjalë për personin S.R. 22-vjeç nga Breza dhe personin E.J. 25-vjeç nga Haraçina. Të njëjtit janë arrestuar në vendin e quajtur “Klisura” në autostradën A1.

“Gjatë kontrollit në automjetin të tip “Audi” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga S.R., me pasagjer E.J. janë gjetur 14 emigrantë ( nga 6 persona nga Siria dhe Pakistani dhe 2 nga Afganistani). Më herët, në orën 18:30, në autostradën A1 në drejtim nga Prdejci në Demir Kapi, automjeti nuk është ndalur në shenjë ndalimi nga policia, ndërsa në momentin e ndalimit, shoferi, pasagjeri dhe emigrantët kanë tentuar të arratisen, por janë ndaluar dhe janë privuar nga liria”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti: Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike

Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, ka thënë kryeministri…

Policia Financiare bastisë Komunë e Tetovës

Prej në mëngjes Policia Financiare ka hyrë në objektin e Komunës së…

Borussia Dortmundi e mposhti Bayern Munichun (VIDEO)

Dortmundi i është hakmarrë Bayern Munichut për sezonin e kaluar të Bundesligës,…

Shpyllëzimi i Amazonës arrin në nivele rekord

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil arriti një nivel rekord…

OKB: Një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina brenda një jave

Një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit…