Shkruan: Faik Krasniqi /


Ky Asociacion është bosnjëzim. E kemi parë që një eksperiment i tillë në Bosnjë nuk ka funksionuar. Edhe nuk mund të krahasohet Kosova me Bosnjën. Në Kosovë   95 përqind janë shqiptarë. Bosnja është e përzier. Nëse nuk qenka rrezik për Kosovën, pse një Asociacion të tillë nuk po e bëjnë edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore, të cilët nuk gëzojnë as të drejtat elementare. Serbia shqiptarët në Medvegje po i fshinë edhe nga librat amzë.
 Arroganca e Lajçak tregon se çfarë qasje ndaj Kosovës ka Bashkimi Evropian. Gjuha e tij raciste dhe arrogante ndaj nesh, eshte e qarte qe Bashkimi Evropian edhe hapur po e përkrah Serbinë. Për ta e rëndësishme që Serbia të bëhet pjesë e BE-së, kurse për Kosovën liberalizimi kusht për të themeluar Asociacionin, për t’i kënaqur apetitet e një shteti agresor si Serbia. Ata që kanë nënshkruar me herët për Asociacionin e komunave serbe, duhet të dënohen për tradhti kombëtare, duke filluar nga Hashim Thaçi. Çfarë idiotizmi kanë bërë. Me pasoja të mëdha për Kosovën. Viktima ta shpërblej agresorin. S’ka ndodhur në histori të njerëzimit. Çfarë duhet të bëj në këtë rast Kosova? Po thonë Asociacion me kompetenca ekzekutive, por që nuk cenon rendin Kushtetues të Kosovës? Këto janë përralla me mbret. Prapë po kthehem tek ajo, më mirë shkëmbim territori se sa të pranohet një Asociacion i tillë. Duhet ta kuptojmë që Serbia të gjithë i ka aleatë, edhe ata që ne mendojmë se i kemi ne, e  në praktikë janë aleatë të tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…