Deri në vitin 2050, Maqedonia do të humbasë rreth 11 për qind të popullsisë së saj aktuale, nëse vazhdon trendi aktual i reduktimit të popullsisë, raporton portali Visual Capitalist, duke u thirrur në të dhënat nga Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia është e 18-ta në listën e 20 vendeve me rënien më të madhe të parashikuar të popullsisë në dekadat e ardhshme.

Sipas të dhënave, popullsia në vend do të zvogëlohet për 10,9 për qind, gjegjësisht në Maqedoni do të jetojnë afro 200 mijë banorë më pak se sot.

Nga ana tjetër, Shqipëria ndodhet në vendin e 10-të, e cila në dekadat e ardhshme do të humbasë 15.0% të popullsisë së saj.

Në vendin e parë me zvogëlimin më të madh të popullsisë ndodhet Bullgaria, e cila në dekadat e ardhshme do të ketë 22.5% popullsi më të ulët./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Më shumë goditje për ekonominë e Rusisë po vijnë”

Pas një telefonate me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, ministri…

103 të infektuar nga Kovid-19, të shëruar 13 paceintë dhe 5 kanë ndërruar jetë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 841 teste ndërsa janë regjistruar…

Osmani: S’e kërcënova Dakën, isha kundër mënyrës së udhëheqjes të mbledhjes

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se deklarata e…

Shefi i ushtrisë kërkon vazhdimin e misionit paqeruajtës zviceran në Kosovë: Situata politike është tensionuar

Shefi i ushtrisë zvicerane, Thomas Süssli, duke u kthyer nga një vizitë…

Hidhet poshtë kërkesa për rinumërimin e votave, Vetëvendosja partia e parë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e…