Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai ka thënë se shteti kroat do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.

“Po punojmë që ta ndihmojmë Kosovën në rrugën evropiane, po ashtu do ta ndihmojë me liberalizimin e vizave. Tashmë e dini që Kroacia është anëtarja më e re në BE, dhe se do t’u ndihmojë sa i përket reformave. Kroacia do ta përkrah dialogun për stabilitet në rajon. Po ashtu, ne jemi të interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë”, tha Plenkoviq, gjatë një konference për medie.

Ndërsa, Kurti ka shtuar se e vlerëson shumë mbështetjen që merr Kosova nga Kroacia në rrugën e saj drejt shtet-ndërtimit.

“Vizita e sotme ri konfirmon afërsinë dhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona, pasi kemi të kaluar të përbashkët. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai në fund ka thënë se kanë biseduar për raportet miqësore dhe mënyrat sesi mund t’i intensifikojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidentja Osmani udhëton për në Paris

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Francë,…

Kjo është agjenda e sotme e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bëjë bashkë udhëheqësit nga vendet anëtare të…

Presidenti Biden: Mizori e tmerrshme nga Rusia në Kramatorsk

Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar sulmet me raketa të Rusisë në…

“Amnesty International”: Sulmet e Izraelit kundër civilëve janë krime lufte

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International – AI) shprehu “shqetësim të thellë”…

Flasin Gardianët e Kombit

Nga faqja e fb Gardianët e Kombit Përshëndetje vëllezër dhe motraNga sot…