Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka zbuluar detaje lidhur me planifikimin e atentatit ndaj tij dhe Lumir Abdixhikut, Avdullah Hotit dhe Arben Gashit. Zemaj është shprehur se motivet e këtij atentati janë politike, pasi siç tha ai, nuk ka asgjë personale me askënd, raportojnë mediat në Kosovë.

“Gjithcka ka qenë në koordinim me policinë e Kosovës, gjatë këtyre 24 orëve ka dalë si informacion dhe është bërë publike këtë fazë pak më të hershme. Nuk po dua të jem i rezervuar jam jurist me profesion dhe dua t’i ruaj disa gjëra derisa të ketë prononcim nga policia e prokuroria.

Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të eliminohet politikisht se përse është kundërshtarë I dikujt këtu në Kosovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal.

Nga ajo çka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, ka thënë Zemaj. Ditën e djeshme u raportua se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe 3 deputetë të kësaj partie ishin objektiv i një atentati.

Nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala u shpreh se informacionet për këtë plan i kanë mësuar nga përgjimet e disa bisedave të kryera nga shërbimet e një vendi të BE. Shala tha në të plan janë të përfshira dy organizata, njëra në Kosovë dhe tjetra jashtë saj, që ka marrë përsipër financimin e këtij plani.

Në një përgjigje për televizionin Klan Kosova, policia tha se i ka marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast kërcënimi për jetën. “Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të shtëna me armë në një hotel në Michigan, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një…

Abdixhiku pritet nga Senatorja Republikane Joni Ernst

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të vizitës së tij zyrtare…

Arrestohen dy persona në Shkup për shkak të tregtisë me lëndë narkotike

Gjatë ditës së djeshme Sektori për Punë të Brendshme në Shkup me…

Mijëra kriminelë rusë falen pasi kryen shërbimet si mercenarë të Wagnerit në Ukrainë

Mbi pesë mijë kriminelë janë falur pasi kanë përfunduar kontratat e tyre…

Rrihet brutalisht gazetari Zoran Bozhinovski

Gazetari Zoran Bozhinovski është rrahur mbrëmë brutalisht nga dy persona të panjohur…