“Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona,  njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Sipas njoftimit, dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës.

Sipas policisë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë, derisa janë marrë të gjitha veprimet nga policia për hetimin e këtij rasti.

Policia ka bërë të ditur se aktualisht rruga  që dërgon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Filipçe: Pikën kulminante e presim pas një muaji

Tani për tani askush nuk mund të prognozoj se si do të…

Brazil: Mbi 91 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut

Mbrojtja Civile e Brazilit  ka bërë të ditur se të paktën 91…

Kurti mohon zbutjen, kërkon nga KFOR-i heqjen e barrikadave

Situata e tensionuar në veri të vendit, mblodhi të dielën Këshillin e…

Zelensky-141 shteteve pro rezolutës: Zgjodhët anën e duhur të historisë!

Volodymyr Zelenskyy vlerësoi votën e 141 shteteve anëtare të OKB, që votuan…

Shpërthen një bombol gazi në Aerodrom të Shkupit

Sot në mëngjës rreth orës 9:40 është paraqitur se në një banesë…