Prodhuesi i barnave Pfizer Inc. ka nënshkruar një marrëveshje me një grup të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të lejuar prodhuesit e tjerë të bëjnë pilulën e tij eksperimentale kundër COVID-19.

Kjo lëvizje, siç vlerësojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mund ta bëjë trajtimin të disponueshëm për më shumë se gjysmën e popullsisë së botës.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, Pfizer tha se do t’i jepte një licencë për pilulën antivirale “Medicines Patent Pool” me bazë në Gjenevë, e cila do t’i lejonte kompanitë e barnave gjenerike të prodhojnë pilulën për përdorim në 95 vende, duke përbërë rreth 53% të popullsisë së botës.

Sidoqoftë, marrëveshja përjashton disa vende të mëdha që kanë pësuar shpërthime shkatërruese të coronavirusit.

Për shembull, ndërsa një kompani braziliane e barnave mund të merrte një licencë për të prodhuar pilulën për eksport në vende të tjera, ilaçi nuk mund të bëhej gjenerikisht për përdorim në Brazil.

Megjithatë, zyrtarët shëndetësorë thanë se fakti që marrëveshja u arrit edhe përpara se pilula e Pfizer të autorizohej diku, mund të ndihmojë për t’i dhënë fund pandemisë më shpejt.

“Është shumë domethënëse që ne do të jemi në gjendje të ofrojmë qasje në një ilaç që duket se është efektiv dhe sapo është zhvilluar, për më shumë se 4 miliardë njerëz”, ka thënë Esteban Burrone, kreu i politikave në “Medicines Patent Pool”.

Ai vlerësoi se prodhuesit e tjerë të barnave do të ishin në gjendje të fillonin prodhimin e pilulës brenda disa muajsh, por pranoi se marrëveshja nuk do t’i kënaqte të gjithë.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Pfizer nuk do të marrë “honorarë” për shitjet në vendet me të ardhura të ulëta dhe do të heqë dorë nga “honorarët” për shitjet në të gjitha vendet e mbuluara nga marrëveshja ndërsa COVID-19 mbetet një emergjencë e shëndetit publik.

Ndryshe, në fillim të këtij muaji, Pfizer tha se pilula e saj ul rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes me gati 90% te njerëzit me infeksione të lehta deri në mesatare të coronavirusit.

Andaj, Pfizer tha se do t’i kërkonte Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së dhe rregullatorëve të tjerë që të autorizojnë pilulën sa më shpejt të jetë e mundur.

Që nga shpërthimi i pandemisë vitin e kaluar, studiuesit në mbarë botën janë përpjekur të zhvillojnë një pilulë për të trajtuar COVID-19 që mund të merret lehtësisht në shtëpi për të lehtësuar simptomat, për të shpejtuar shërimin dhe për t’i mbajtur njerëzit jashtë spitalit. Për momentin, shumica e trajtimeve për COVID-19 duhet të jepen në mënyrë intravenoze ose me injeksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Prej sot ora policore fillon në ora 16:00 deri deri në 05:00

Ora policore në mbarë vendin, nga sot fillon në ora 16:00 dhe…

Mucunski: Më 18 qershor, një protestë e madhe popullore

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski tha se Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka…

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Sipas të dhënave të publikuara në Institutin Shtetëror të Gjermanisë “Robert Koch”,…

Ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba: Evakuohet fabrika kimike në Krime, Rusia po përgatit një sulm të rremë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba njoftoi se një fabrikë kimike në…

Marihuana 300 mijë euroshe, Prokuroria kërkon paraburgim për katër të arrestuarit!

Për rastin për të cilin paraprakisht njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme,…