Zëvendësministrja shtresë për Punë të Brendshme, Slavjanka Petrovska theksoi se me kolegët nga Kosova janë në koordinim të vazhdueshëm para ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës më 26 mars në Shkup.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me kolegët nga Kosova dhe pritet që të vinë në Shkup për takim operativ ku do të këmbejmë informacionet që i kemi në dispozicion. Ata do të jenë të pranishëm në Shkup edhe më 26 mars”, tha Petrovska.

Ndërkaq ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në pyetjen nëse ndeshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet pa publik tha se për këtë do të vendosë Komiteti Drejtues që e udhëheq Ministria e Shëndetësisë.

“Është në kompetencë të Komitetit Drejtues ku rol udhëheqës ka Ministria e Shëndetësisë. Në pajtim me rekomandimet e ministrit të Shëndetësisë, vendimi do të miratohet edhe nga Komiteti drejtues”, tha Çulev i cili shtoi se për momentin s’ka indicije për anulim të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…