Zgjedhjet e ardhshme janë me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët në vend, pa dallim të përkatësisë partiake apo etnike, periudhë e cila sjellë përgjegjësi shtesë për të gjithë anëtarët e pushtetit ekzekutiv që funksionet e veta t’i kryejnë në interes të opinionit.

Këtë e theksoi sot në konferencën për shtyp në Qeveri, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë ta garantojë sigurinë e qytetarëve. Gjatë dy viteve të shkuara vendosëm standarde në punën e policisë, sipas të cilave ajo nuk mund dhe nuk guxon të keqpërdoret nga asnjë parti politike”, tha ajo dhe shtoi se kontribut i rëndësishëm i Qeverisë teknike është të organizojë mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

“Koha e shtabeve partiake në MPB ka kaluar, siç ka kaluar edhe koha kur policia rrihte studentë, hynte në organizata joqeveritare dhe arrestonte gazetarë. Secili që do të tentojë t’i përsërisë metodat e vjetra do të përballet me ligjin”, porositi zëvendësministrja plotësuese.

Theksoi se MPB ka strukturë specifike të njësive organizuese, por garancë e vetme për funksionim profesional është parimi ligjor i zbatuar i kierarkisë dhe menaxhimit me detyrat policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…