Rusia ka pasur ndikim në të dyja anët e kufirit, para se t’i vihet flaka qendrës kulturore në Maqedoninë e Veriut, thotë Kryeministri bullgar në largim Kiril Pertov në lidhje me marrëdhëniet me Shkupin gjatë kohës së mandatit të tij gjashtëmujor. Në intervistë për gazetën britanike “Times”, Petkov pranon – “në nivel lokal e kufizuam korrupsionin, por e kuptuam që ai është instrumenti më i mirë i politkës së jashtme të Moskës në Ballkan.

Kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov ka nxjerrë mësim trë rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit në Evropën lindore gjatë mandatit të tij të shkurtër në kabinet, shkruan britanikja “Times”, duke e publikuar intervistën me poliktikanin bullgar i cili nuk arriti të formojë kabinet të ri, pasi Parlamenti në Sofje votoi mosbesim për qeverinë e tij.

“Në nivel lokal e kufizuam korrupsionin, por e zbuluam se kemi armik më të madh – depërtimin rus. Nuk e kuptuam se korrupsioni dhe ndikimi rus janë gjë e njëjtë. Korrupsioni është instrumenti më i mirë i politikës së jashtme të Moskës në Ballkan.” – deklaroi Kiril Petkov.

Në intervistën për “Times” Petkov shton se Moska ka pasur ndikim te opozita në Parlamentin bullgar, pasi kabineti i tij arriti marrëveshje për blerjen e gazit nga Azerbajxhani, pas së cilës pasoi vendimi për mosbesim. Një javë më pas Petkovi dëboi 70 diplomatë rusë nga Bullgaria.

“Jam i sigurtë se disa prej atyre 70 personave, të cilët i kemi kthyer pas, në mënyrë aktive kanë biseduar me deputetët në Parlament, ndërsa gazetarëve u kanë dhënë kronika të gatshme për t’i publikuar. Ambasadorja ruse ka qenë e dyshuar se dërgon politikanët në pushim në Greqi, që ka qenë veprim i drejtpërdrejtë.” – tha Petkov.

Për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, Petkovi në intervistë thekson.

“Rusia ka pasur ndikim në të dyja anët e kufirit. Ka pasur veprime të koordinuara, kur nacionalistët tanë dolën me iniciativa në media, para se t’i vihet flaka Qendrës Kulturore në Maqedoninë e Veriut.” – tha Petkov.

Në tekstin e britanikes “Times” thuhet se partia e themeluar nga moderatori televiziv dhe këngëtari Sllavi Trifonov e ka çuar Qeverinë drejt dështimit duke vënë në dukje se arsyeja për papajtueshmëritë në mes ministrave është Maqedonia e Veriut dhe buxheti i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Grupi i Kumanovës duan ekstradimin në Kosovë, por jo pa Kleinin

Shqiptarët të cilët po e vuajnë dënimin e dhënë nga institucionet maqedonase,…

Eurodeputetët, Von der Leyenit dhe Borrellit: Ngrini negociatat me Serbinë derisa të “shkëputet” prej Rusisë

Nëntë eurodeputetë nga grupi liberal “Renew Europe” i kanë dërguar një letër…

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina për…

Rusia i ankohet Turqisë se Ukraina po i përdor dronët turq

Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po i përdor…

Disa të vrarë me armë zjarri në Kaliforni

Disa persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë gjatë…