Në këshillin e djeshëm të koalicionit qeveritar bullgar, kryeministri Petkov ka propozuar një rrugëdalje nga situata e komplikuar, e cila është katastrofike për Maqedoninë e poashtu dhe konfliktuoze për Bullgarinë.

Pyetja është nëse BE-ja do ta pranojë atë propozim?!

Gjatë këshillit të koalicionit, kryeministri Petkov ka propozuar diçka që përkon me të gjitha kërkesat radikale të mëparshme të Sofjes zyrtare.

Mediumi bullgar “Kapital” informon se sipas të pranishmëve, ai parashikon që kushtet e vendosura nga Bullgaria të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë me Komisionin Evropian (KE).

Praktikisht kjo do të thotë se qëndrimi i Bullgarisë do të bëhet qëndrim i KE-së.

Në këtë mënyrë do të garantohet përmbushja e kushteve bullgare.

Por përfshirja e kushteve në kuadrin e negociatave varet edhe nga pëlqimi i vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Një rrugëdalje të ngjashme nga ngërçi para takimit të së premtes sugjeroi edhe bashkëkryetari i subjektit të “Bullgarisë Demokratike”, Hristo Ivanov.

“Pritjet tona kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Këto janë tema që lidhen me kriteret bazë për pranimin e përgjithshëm në procedurën e pranimit, të ashtuquajturat kritere të Kopenhagës”, tha ai.

Partnerët e koalicionit u informuan gjithashtu për angazhimin e fortë të presidentit francez Emmanuel Macron për të gjetur një rrugëdalje nga mosmarrëveshja dhe mundësinë që kryeministri Petkov dhe presidenti Raden të ftohen të vizitojnë Parisin në fillim të qershorit për të diskutuar këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nga sot pritet ulje e çmimeve të ushqimit bazë

Nga dita e sotme marzha tregtare ngrihet sërish në 5 për qind…

Britani: Liz Truss emërohet në pozitën e ministres për Brexit-in, pas dorëheqjes të Frost

Sektretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, është emëruar në pozitën e…

Pheniani: Nuk kemi plane për rifillimin e negociatave bërthamore me Uashingtonin

Koreja e Veriut tha të shtunën se nuk ka në plan të…

Anulohet seanca për gjykimin e El Chekës, protesta dhe revoltë para gjykatës së Kërçovës

Sapo ka filluar, është mbyllur seanca per gjykimin e Sheqerim Ahmetit i…

SHBA e shpalli “non grata” bashkë me familjen/ Sali Berisha sfidon Sekretarin e DASH: Bëj publike faktet!

Pas vendimit të SHBA-së për shpalljen “non grata” të Sali Berishës bashkë…