Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1612 teste të realizuara, 164 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, Kumanovë-12, Dibër-18, Shtip-17, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-6, Manastir-1, Kavadar-2, Gostivar-9, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Shën Nikollë-23, Kërçova-6, Resnje-1.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Tre pacientë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një pacient nga Resnja.  Në spitalin “8 shtatori” jetë kanë ndërruar dy pacientë të moshës 35 dhe 65 vjeçare.Një pacient 70-vjeçar nga Resnja ka ndërruar jetë në Spitalin e Manastirit. Në spitalin e Tetovës është regjistruar një viktimë në moshën 51-vjeçare. Një pacient 77-vjeçar që po trajtonte sëmundjen në shtëpi gjithashtu ka ndërruar jetë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 74 pacientë të shëruar. Janë regjistruar 42 pacientë të shëruar që vijnë nga Shkupi, Shtip-7, Tetovë-1, Strugë-4, Veles-1, Ohër-6, Kavadar-3, SHën Nikollë-2, Resnje -7, Negotinë-1.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8786 persona me koronavirus, prej të cilëve 4676 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 406 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3704 raste aktive me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohen 121 persona

Gjatë 24 orëve të fundit 138 persona në të gjithë territorin e…

Kamçev konfirmon se ishte zëri i tij në inçizimet e publikuara

Biznesmeni Orce Kamçev, i cili paraqitet si dëshmitar kryesor në ratin “Haraçi”,…

Çmimi i naftës nga fillimi i vitit është rritur më shumë se 30 për qind

Çmimi i naftës javën e kaluar në bursat botërore sërish është rritur…

Sot pritet vendimi i qeverisë për kafenetë dhe restorantet

Sot do të dihet se kur do të hapen objektet gastronomike. Protokollet…

Pendarovski inaugurohet president i Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e Maqedonisë, të dielën, është bërë inaugurimi i presidentit të…