Ekuadori ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në dy provinca të saj, pasi janë vrarë pesë oficerë policie. Sulmet erdhën në shenjë përgjigjeje për transferimin e të burgosurve në disa burgje të mbipopulluara dhe të dhunshme.

Ekuadori është një pikë transiti për drogën e destinuar për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, shkruan Reuters.

Sipas presidentit ekuadorian, Guillermo Lasso, sulmet gjatë natës dhe herët në mëngjesin e së martës, duke përfshirë nëntë shpërthime në dy qytete, ishin shpallje e luftës nga bandat.

“Ajo që ndodhi mes natës së kaluar dhe sot në Guayaquil dhe Esmeraldas tregon qartë se krimi i organizuar trans-kombëtar është i gatshëm të kapërcejë çdo kufi”, tha Lasso.

Gjashtë shpërthime u raportuan herët në mëngjesin e së martës në disa zona të qytetit perëndimor të Guayaquil, tha policia, ndërsa dy policë u vranë në një sulm ndaj një makine patrullimi në periferi. Tre oficerë të tjerë u vranë në qytet aty pranë trazirave.

Tre shpërthime u raportuan edhe në Esmeraldas dhe shtatë oficerë burgu u morën peng nga të burgosurit në shenjë proteste ndaj transferimeve të të burgosurve.

Oficerët u liruan pas negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Serwer: Në planin franko-gjerman nuk përmendet njohja nga Serbia

Analisti Daniel Serwer ka deklaruar se verzioni i fundit i planit franko-gjerman…

Edhe Policia e Kosovës në kërkim të vëllezërve Avdyli, të akuzuar për vrasjen në Norvegji

Dy vëllezërit kosovarë Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar tash…

Ukraina sanksionon 28 zyrtarë rusë të inteligjencës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka mbështetur sanksionimin e 28 zyrtarëve të…

Aksidentohet me makinë presidenti ukrainas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident automobilistik në Kiev.…

Konferencë: “Krimi i organizuar dhe korrupsioni si kërcënim global i sigurisë”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt…