Autoritetet ukrainase në rajonin Luhansk shpresojnë të evakuojnë civilët përmes pesë korridoreve humanitare, e kjo po ndodh nga frika se trupat ruse do të fillojnë ofensive në lindje të Ukrainës.

“Do të largojmë secilin nëse rusët na lejojnë të arrijmë në pikat e takimit (për evakuim). Siç mund ta shihni, ata jo gjithmonë respektojnë armëpushimin”, tha guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai.

“I bëj apel çdo banori të rajonit të Luhanskut, të evakuohet derisa është e sigurt dhe mund ta bëjnë këtë… Do të ketë autobusë dhe trena – shfrytëzoni këtë mundësi”, shtoi Gaidai.

Ndërkaq në një video Gaidai thekson se forcat ruse nuk kanë arritur ta thyejnë mbrojtjen ukrainase në rajonin e tij – e nga mllefi po shkatërrojnë objekte e shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Njoftimi i presidentit për “mbylljen e ambasadave”, shkakton reagime të shumta

Mbyllja e ambasadave të Maqedonisë së Veriut nëpër botë është anti-reformë diplomatike.…

Vazhdojnë protestat kundër pushtetit në Iran

Protestuesit e kanë vazhduar edhe të dielën protestën kundër qeverisë iraniane duke…

Osmani i quan trishtuese statistikat e dhunës ndaj grave: Kryesit e veprave duhet të dënohen

Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është hapur “Java…

Putin mund të përdorë armë bërthamore në mes të suksesit ushtarak të Ukrainës, thotë senatori amerikan

Suksesi i vazhdueshëm ushtarak i Ukrainës mund të rrisë mundësinë që presidenti…

12 të infektuar dhe 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive…