Prokuroria Themelore Publike – Shkup (PTHP) informon se për shkak të koordinimit të dinamikës së madhe në aktivitetet e gjitha institucioneve kompetente gjatë vërtetimit të arsyeve të fatkeqësisë së autobusit që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë, sot është mbajtur takim pune i përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Byrosë për ekspertizë ligjore, Fakultatit të Makinerisë në Shkup dhe Institutit për Mjekësi Ligjore.

Nga PTHP thonë se me qëllim që të sigurohet dinamika e përcaktimit të të gjitha fakteve relevante dhe arsyeve që sollën deri te fatkeqësia, gjatë ditës së sotme ka filluar me hetimin e dëshmitarëve okularë, ndërsa gjatë javës dëshmi para Prokurorit do të jep edhe shoferi i autobusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga Ministria e Punëve të Brendshme deri te Prokuroria sot është dorëzuar skica, foto-dokumentimi dhe prova tjera me shkrim të aksidentit fatkeq, ndërsa gjatë ditës do të dorëzohet edhe procesverbali për mbikëqyrjen e kryer në vendin e ngjarjes”.

“Duke vepruar sipas njoftimit të MPB-së dorëzuar të premten, Prokuroria po atë ditë ka përpiluar urdhrat për sigurimin e dëshmive tjera me shkrim nga personi juridik “Durmo Tours”- pronar i autobusit, si dhe nga ministritë resore për transport dhe lidhje dhe punë të brendshme”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Ata shtojnë se deri te Instituti për Mjekësi Ligjore janë dorëzuar urdhrat për autopsi të të gjithë personave të vdekur, ndërsa nga institucionet shëndetësore është kërkuar dokumenti i plotë mjekësor për të lënduarit.

“Poashtu janë kërkuar listat e telefonave celular të shoferit me qëllim të përcaktohet nëse në kohë kritike, shoferi aktivisht ka shfrytëzuar ndonjë nga lidhjet komunikuese në atë telefon. Deri te Fakulteti i makinerisë në Shkup të premten është dorëzuar urdhër për ekspertizë të rregullshmërisë teknike të autobusit në momentin e aksidentit”, thonë nga Prokuroria Publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zhvillimet në BFI, Osmani: Vendimi i gjykatës ishte skandaloz dhe i turpshëm (VIDEO)

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, e ka quajtur skandaloz dhe…

Dhjetë viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19, shërohen 131 pacientë

137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar, është…

Kërcënohet me jetë një grua dhe fëmijët e saj nga ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, Naim Memeti (Video)

Titulli i këtij lajmi është nga fol.mk i publikuar më 15 nëntor…

Britania e Madhe ndalon eksportet drejt Rusisë

Britania e Madhe nga njëra anë vendosi një ndalim të eksporteve në…

VMRO: MPB i ka dhënë të paktën 1.6 milionë euro tenderë kompanisë së Dodikut

“Qeveria lejoi një kompani nga lista e zezë amerikane që të fitojë…