Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i Bashkimit Evropian, këshilltarët për Politikë të Jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë do të jenë të premten për vizitë në Kosovë, në përpjekje të intensifikimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Stano në një deklaratë për media theksoi se i dërguari i BE-së për lehtësimin e dialogut, Miroslav Lajçak të premten do të jetë për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se pas takimit me Kurtin, Lajçak do të udhëtojë edhe për në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Me të vërtetë emisari i BE-së, Miroslav Lajçak do të udhëtojë në rajon, do të vizitojë këtë të premte Kosovën, ku do të takohet në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas Serbinë, ku në Beograd do të takohet me presidentin serb Vuçiq në përpjekje për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve…”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së po ashtu bëri të ditur se Lajçak në këtë vizitë në Prishtinë do të jetë i shoqëruar nga emisari amerikan, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, presidentit francez dhe kryeministrit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Këto janë shtetet që po e bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel

Turqia dhe Kroacia do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e…

Arrestohen 3 persona nga Tetova

Sot (13-mars) rreth orës 04:30, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarë…

Po bie numri i popullsisë në Maqedoni, parashikime katastrofale për dekadat e ardhshme

Deri në vitin 2050, Maqedonia do të humbasë rreth 11 për qind…

Kosovë, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30% e qytetarëve

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës, Valdete Daka, ka…

Zelensky kërkon nga aleatët të ‘përshpejtojnë’ me furnizimet ndërsa Rusia pretendon se ka avancuar në Bakhmut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje mbështetësve të tij perëndimorë…