Personi i plagosur në përleshjen e sontme është jashtë rrezikut për jetë dhe pas sanimit të plagëve është lëshuar për kurim shtëpiak.

“Sonte rreth orës 20:15 me automjet privat është sjell një person për kontroll në Klinikën tonë. Është konstatuar plagë nga armë zjarri në këmbën e majtë dhe një plagë më e madhe në gjurin e djathtë. Janë bërë intervenimet dhe incizimet e nevojshme, pas çka pacienti është lëshuar në kurim shtëpiak”, njoftojnë nga Spitali i Qytetit.

Ndryshe sot pak pas orës 20:00 në afërsi të kafe barit “Shisha Bar” persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri ndaj dy personave të cilët kanë mbetur të vrarë në vendngjarje. Bëhet fjalë për Jeton Krivanjeva (Zhilla) dhe Enes Iseni (Laçi).  Informata më të hollësishme nga MPB-ja për ngjarjen e sontme priten gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tensionet mes Britanisë dhe Francës po rriten, britanikët kërcënojnë me hakmarrje rreth peshkimit

Britania e Madhe mund të urdhërojë ndaljen e më shumë anijeve franceze…

Evakuohen banorët pas shembjes së digës, frikë nga përmbytjet

Qyteti Whaley Bridge është evakuar i tëri pasi që ekspertët kanë paralajmëruar…

Gaxherri: Liderët politikë ta gjejnë një president të pranueshëm për të gjithë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar…

Merkel: Evropa në këtë situatë patjetër të tregojë unitet

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot e ka theksuar rëndësinë e unitetit të…

E bëri shpatën sikurse të video-lojës dhe iu vërsul policisë – arrestohet sulmuesi në Francë

Një polic francez është me fat që është ende i gjallë, pasi…