Gjatë ditës së diel, persona të panjohur kanë vendosur mbishkrime “WAGNER” nëpër veri të Mitrovicës.

Për këto mbishkrime janë hapur dy raste në Policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Njëri ka të bëjë me vendosjen e disa mbishkrimeve nëpër mure të objekteve në veri të Mitrovicës dhe tjetri me vendosjen e mbishkrimeve nëpër tabela të komunikacionit në Zveçan.

Këto raste janë hapur për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike.

“Mitrovicë Veri 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

“Zveçan 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në  në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

Kujtojmë se “WAGNER” është një grup ushtarak rus i cili është i përfshirë direkt në agresonin rus në Ukrainë.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur “WAGNER-in” si grup terrorist./klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Britania e pranon: I kemi ofruar Ukrainës mbi 4,000 sisteme kundërtanke

Mbretëria e Bashkuar i ka furnizuar forcat ukrainase me mbi 4,000 sisteme…

Kriza e refugjatëve vijon në kufirin polako-bjellorus

Bjellorusia ndërton kampe dhe ndihmon refugjatët Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz…

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me Bashkimin Europian?

Shqipëria pritet që sot të çelë negociatat me Bashkimin Europian, 16 vite…

Macron ultimatum Britanisë: Nuk mund ta mbani peng Bashkimin Europian!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dhënë një ultimatum këtë të…

Sllovakia: Ka ardhur koha të vendosim për dërgimin e avionëve MiG-29 në Ukrainë

Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në…