Kina e ka ndaluar prodhuesin amerikan të çipave Micron t’ua shesë produktet e saj kompanive kineze që punojnë në projekte kyçe të infrastrukturës, në një përshkallëzim të madh të një beteje të vazhdueshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë për qasjen në teknologjinë thelbësore.

Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës (CAC) njoftoi vendimin të dielën, duke thënë se prodhuesi amerikan i çipave nuk kishte arritur të kalonte një rishikim të sigurisë kibernetike.

Lajmi erdhi menjëherë pas mbylljes së samitit të G7-tës në Hiroshima të Japonisë, ku liderët e vendeve anëtare folën njëzëri mbi shqetësimet e tyre në rritje për Kinën.

“Rishikimi zbuloi se produktet e Micron kanë rreziqe relativisht serioze të sigurisë kibernetike, të cilat paraqesin rreziqe të rëndësishme sigurie për zinxhirin e furnizimit të infrastrukturës së informacionit kritik të Kinës dhe do të ndikonin në sigurinë kombëtare”, tha rregullatori kinez në një deklaratë.

Si rezultat, operatorët e përfshirë në projektet vendase të infrastrukturës së informacionit kritik duhet të ndalojnë blerjen e produkteve nga Micron, thuhej tutje në vendimin e rregullatorit. Aksionet e Micron Technology (MU) u ulën me rreth 6 për qind të hënën.

Vendimi i rregullatorit kinez erdhi rreth 7 javë pasi që ata nisen një rishikim të sigurisë kibernetike ndaj produkteve të Micron, në hakmarrje të dukshme kundër sanksioneve të vendosura nga Uashingtoni dhe aleatët e tij ndaj sektorit kinez të çipeve.

Micron është një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave të memories në Shtetet e Bashkuara. Ajo nxjerr më shumë se 10 për qimd të të ardhurave të saj nga Kina kontinentale. Kompania i tha CNN se kishte marrë njoftimin e rregullatorit dhe se po vlerësonte hapat e saj të ardhshëm.

Të dielën, Ministria e Jashtme e Kinës akuzoi liderët e G7 për “pengim të paqes ndërkombëtare” dhe deklaroi se grupi duhet “të reflektojë mbi sjelljen e tij dhe të ndryshojë drejtimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përfundon afati i negociatave, Mali i Zi drejt zgjedhjeve të parakohshme, pritet të mbahen brenda 90 ditëve

Koalicionet politike të udhëhequra nga partitë pro-serbe të cilat fituan zgjedhjet e…

Vendimi për Shqipërinë: Në Luksemburg do vendoset a do hapë BE bisedimet për anëtarësim

Në Luksemburg janë mbledhur ministrat e çështje europiane të vendeve anëtare të…

Të paktën 36 persona të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri…

Haradinaj: Bashkimi me Shqipërinë është real

Bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet…

Njësia e FSK-së fiton medaljen e argjendtë në ushtrimin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Britani

Në konkurrencë me mbi njëqind ekipe të forcave të shteteve të ndryshme…