Sorting by

×

Popular Posts

Përshkallëzohen luftimet në Jemen

Arabia Saudite thotë se ka zmbrapsur sulme të reja me raketa të Huthive. Në Jemen, luftimet po shkaktojnë viktima dhe zhvendosje të civilëve. SHBA-ja shqyrton mundësinë e sulmeve ajrore kundër kryengritësve.

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë thënë se mbrojtjet ajrore të vendit kanë ndaluar sulme të reja me raketa balistike ndaj kryeqytetit Riad, si dhe ndaj caqeve tjera në vend. Gjithashtu ka njoftime se kryengritësit e grupit Jemenit Ansar Allah, të njohur si Houthi, përsëri tentuan të godasin aeroporte dhe infrastrukturë energjetike në pjesët tjera të vendit.

Sulmet e reja të Huthëve ndaj Arabisë Saudite vijnë në kohën kur luftimet përgjatë frontit në Jemen po intensifikohen me çdo herë më shumë njoftime për të zhvendosur dhe viktima civile. Sipas organizatave humanitare, si pasojë e luftimeve të javëve të kaluara, rreth 800 000 civilë kanë mbetur pa ushqim dhe janë tani të izoluar nga çfarëdo mundësie e ndihmave. Njëkohësisht kryqi i kuq ndërkombëtar ka raportuar se numri i personave të plagosur që po arrijnë nga fronti është pa-precedent duke dëshmuar kështu intesifikimin e përleshjeve mes kryengritësve dhe forcave qeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *