11 persona kanë vdekur në një aksident trafiku, që ka ndodhur rreth orës 05:40, në autostradën në drejtim të Zagrebit.

Sipas informacioneve të para nga policia e Varazhdinit dyshohet se autobusi me targa polake ka dalë nga autostrada duke e shkaktuar kështu këtë aksident të rëndë.

Numrin e viktimave tashmë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Dnevnik.

Kujtojmë se në fund të korrikut të vitit të kaluar kishte ndodhur një aksident i ngjashëm tragjik në autostradën kroate ku një autobus i Kosovës doli nga rruga në afërsi të Slavonski Brodit duke lënë të vdekur 10 persona dhe 44 të tjerë të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Varhelyi në Rinas: 145 mijë vaksinat Pfizer, dhuratë nga BE

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Rinas me komisionerin Oliver Varhelyi,…

Vaksina, gati për 4 javë

Presidenti Trump bën premtimin e madh: Kemi punuar, jemi shumë afër Disa…

Koreja e Veriut teston dronin bërthamor nënujor

Droni përshkoi një distancë të simuluar prej 1.000 kilometrash në modele eliptike…

Gjuriq: “Grupi i miqve të Serbisë në Kongresin amerikan po rritet”

Ambasadori i Serbisë në Washington Marko Gjuriq ka thënë se grupi i…

Të premten pritet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit në LSDM

Të premten Bordi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së do të diskutojë për…