Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përplasjen fizike në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e opozitës sulmuan me grushte kabinetin e kryeministrit Albin Kurti dhe atë vetë gjatë kohës që po fliste në Kuvend.

Berisha në fjalën e tij theksoi se shpreh keqardhjen në lidhje me pamjet që vijnë nga Kosova. Ish-kryeministri theksoi se kurrësesi në asnjë parlament nuk duhet të ndodhin skena të tilla dhune, raporton Euronews Albania.

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: Z.Berisha duke qenë se jeni 32 vite në Parlament, dhe një person me karrierë të gjatë politikë, në Kosovë ditën e sotme ka ndodhur një akt i rëndë, Kryeministri Kurti është sulmuar fizikisht në Kuvend nga deputetët e opozitës dhe ka ndodhur një përleshje fizike mes opozitës dhe qeverisë atje. Si e komentoni dhe a keni një thirrje për kolegët tuaj në Kosovë gjithmonë në cilësinë e një personi që ka vite në karrierë politike dhe është përballur me shumë situata?

Berisha: Absolutisht, shpreh keqardhjen time të thellë për sulme fizike. Ato nuk duhet të ndodhin kurrësesi në asnjë parlament, dhe sulmet fizike nuk janë zgjidhja e kundërshtimeve midis qeverisë dhe opozitës në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA-ja regjistroi afër 250 mijë raste të reja me coronavirus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 249,709 raste të reja me coronavirus,…

Rrjeti i Grave të Kosovës i shkruan letër Hotit, kërkon shkarkimin e Selmanajt

Rrjeti i Grave të Kosovës përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës,…

Vllasi flet për ‘misterin’ e vdekjes së Rrahman Morinës

Azem Vllasi, ish kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës, ka folur edhe…

Arrestohet 24 vjeçari nga Gostivari

Me 31.08.2019 në ora 01.50 në Gostivar, në rrugën “Nikolla Tesla”, zyrtarët…

DASH: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës bën të qartë urgjencën e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar…