Vendasit në Florianopolis në Brazil po përballen me pasoja shkatërruese të përmbytjeve të shkaktuara nga stuhitë e dendura të shiut.

Përmbytjet goditën shtetin jugor të Brazilit, Santa Catarina, ku autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në 30 qytete. Rreshjet e fuqishme të ujit të cilat kanë shkaktuar gjithashtu edhe rrëshqitje dherash në shumë qytete i kanë marrë jetën 2 personave ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në Santa Catarina, njerëzit lëviznin nëpër rrugë me varkë ose duke ecur thellë në ujë me baltë. Zjarrfikësit po përdorin një kamera si dhe helikopterë për të gjetur të mbijetuarit e mundshëm. Punonjësit e kërkim- shpëtimit në vendngjarje kanë deklaruar se moti i keq po ndërlikonin përpjekjet e kërkimit.

Përmbytjet kanë dëmtuar rrugë, ura dhe ndërtesa në shtetin jugor të Santa Catarina. Pamjet ajrore të siguruara nga qeveria tregojnë rrugët e qytetit Santo Amparo da Impreatriz të mbuluara me baltë si dhe lumenj të cilët kanë dalë nga shtrati. Mbi 880 persona janë evakuuar.

Donacione të tilla si rroba, ushqime, materiale pastrimi dhe higjienike për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet janë dërguar në rajon për të prekurit. Përmbytjet në këtë kohë të vitit në Brazil janë të zakonshme të cilat kanë sjellë dëme të pallogaritshme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Publikohet një pjesë e raportit të BE-së për Maqedoninë e Veriut: Kritikohet bllokada për fillimin e bisedimeve

Është publikuar një pjesë e raportit për Maqedoninë e Veriut i cili…

6 të vrarë dhe 10 të plagosur në Kaliforni

Ende i panjohur motivi dhe autori i masakrës Të paktën 6 persona…

Trajkoviq: Lista Serbe pengoi hyrjen time dhe të përfaqësuesve të vërtetë serbë në kuvend

Trajkoviq: Lista Serbe pengoi hyrjen time dhe të përfaqësuesve të vërtetë serbë…

Mediet ndërkombëtare raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

Qytetarët po votojnë sot për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë…

Ruskovska: Arsyet e suspendimit tim janë Spasovski dhe rasti “Besa Trans”

Refuzimi i Villma Ruskovskës të gjunjëzohet para presionit politik është arsyeja që…