Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës pasi deputetët e opozitës janë përleshur me deputetët e pozitës dhe ministrat, teksa kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka kushte për vazhdim te senacës, duke deklaruar 2 orë pauzë.

https://fb.watch/lLCpDNbYQf/?mibextid=Nif5oz

Derisa kryeministri Kurti po fliste në Kuvend për çështjen e veriut, ndaj tij u hodh ujë nga deputetë të opozitës, gjë që shkaktoi përleshje fizike mes deputetëve dhe ministrave të pranishëm në Kuvend.

Paraprakisht deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, duke folur për përgjimet ku protagoniste është Mimoza Kusari Lila akuzoi partinë në pushtet për mashtrim të qytetarëve dhe për marrëveshje me Listën Serbe.

Më pas në foltore u paraqit kryeministri Kurti në deklarimet jashtë rendit të ditës ku foli për marrëveshjen e arritur ndërmjet zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe të deleguarit të BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak. Ai tha se marrëveshja është për deeskalim, me të cilën sipas tij asnjëherë nuk hiqet dorë nga sundimi i ligjit dhe nga luftimi i krimit e i kontrabandës.

Kurti tutje ka thënë se në të njëjtën kohë kanë shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë.

“Në  këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme e as incidente të dhunshme. Rrjedhimisht nuk kemi tërheqje të policisë, të gjithë janë në veri, kemi 25 përqind zhvendosje nga ndërtesat komunale por gjithnjë përbrenda veriut të Kosovës”, shtoi Kurti.

Ai ka thënë se fletëarresti për kryekriminelin Milan Radojçiq është tërhequr më 19 shkurt, 2021 pesë ditë pas fitores së LVV-së.

“Ne i kemi fituar zgjedhjet me 438 mijë vota më 14 shkurt 2021, e ish-qeveria e ka hequr fletarrestin ndaj këtij kryemineli pesë ditë më vonë. Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë e Prishtinë, tash kontributi ynë është se është në hotelin Kopaonik, në anën tjetër të kufirit”, ka theksuar Kurti.

Këtu më pas ka filluar reagimi i deputetëve të opozitës. Fillimisht Ganimete Musliu vendosi një fotomontazh në foltore të kryeministrit me hundë të zgjatur, të cilën menjëherë e hoqi dhe e grisi Besnik Bislimi, gjë që shkaktoi reagim të deputetëve tjerë të opozitës të cilët hodhën ujë dhe u vërsulën në drejtim të kryeministrit, me ç’rast ka filluar përleshja ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe LVV-së. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për ta qetësuar situatën, teksa punimet e Kuvendit janë ndërprerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbretëria e Bashkuar fillon tërheqjen e stafit nga ambasada e saj në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada britanike në…

Kosovë / 31 të infektuar mr Covid 19

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31.…

Musliu: Gjenerali rus Leonid Ivashov që dikur tregtonte me ndjenjat e serbeve, sot gjoja shqetësohet për ta

Gjeneral-koloneli në pension i Federatës Ruse, Leonid Grigoryevich Ivashov ka thënë se…

Presidenti i Ukrainës vjen me një thirrje të radhës – këtë herë duke i bërë një lutje popullit rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ardhur me një thirrje të radhës…

Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë.…