Sot (21-shtator) rreth orës 04:30, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë- Stacioni policor Gostivarit, kanë privuar nga liria personat: S.A.(36) nga Debreshi i Gostivarit, S.T.(23) dhe F.T.54) nga Negotina e Gostivarit, S.T.(40) nga Raveni i Gostivarit, S.R.(40) dhe N.R.(41) nga Vrapcishti i Gostivarit, A.P.(34) nga Shkupi dhe D.O.(35), P.M.(36) dhe B.G.(40) nga Gostivari. Ata dyshohen për përfshirjen e tyre në një përleshje fizike të ndërsjellë që ka ndodhur pak më parë në një objekt hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar. Sipas raportimit, në konfrontim janë përdorur sende xhami dhe druri, ku njëri nga pjesëmarrësit ka qëlluar edhe me armë zjarri. Të gjithë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dy ushtarë rusë pranojnë fajësinë për krime lufte

Dy ushtarë rusë kanë pranuar fajësinë për krime lufte në gjyqin e…

Çka janë armët me uranium të varfëruar dhe cilat janë rreziqet

Britania e Madhe tha se do ta furnizojë Ukrainën me municione që…

SHBA-ja rrëzon balonën e dyshuar spiune kineze – pamjet tregojnë momentin e shpërthimit (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë të dyshuar spiune kineze që…

Pritshmëri të pakta për takimin e Presidentit Joe Biden me Presidentin kinez Xi Jinping

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po përpiqen të ulin pritshmëritë përpara takimit…

Medvedev: Perëndimi dëshiron ta shkatërrojë Rusinë

Perëndimi dëshiron ta shkatërrojë Moskën, tha sot ish-presidenti rus Dmitry Medvedev për…