MPB bën të ditur se ditën e djeshme ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve të të dënuarve në burgun e Idrizovës, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se nga përleshja kanë mbetur të plagosur dy persona.

“Më 12.03.2023, në ora 15:10, në SPB- Shkup është raportuar se në burgun “Idrizovë”, në oborrin e pavijonit të mbyllur, ka pasur përleshje fizike mes dy grupeve të të burgosurve. Përkatësisht, plagë nga mjeti i mprehtë ka marrë i dënuari N.M.(44) nga fshati Çerkez i Kumanovës, i cili është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe R.K.(33) nga fshati Çellopek i Tetovës, i cili ka pësuar lëndim nga objekt i fortë dhe është transportuar për ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Procedura e vizave vështirëson vizitat e familjarëve dhe avokatëve të ish krerëve të UÇK-së në Hagë

Mesi i gushtit ishte hera e fundit kur Musli Gucati vizitoi në…

Një 40-vjeçar nga Kumanova mbyt babain e tij

Një tragjedi familjare ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen e Kumanovës…

Turqia ofron të ndërmjetësojë ndaj çështjes së termocentralit bërthamor në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka ofruar të ndërmjetësojë në ngecjen…

Pasuria e shefave të Grupeve Parlamentare të partive politike

Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë…

Xhamia e shenjtë në Mekë instalon porta vetë-sterilizuese për besimtarët (FOTO)

Xhamia e Shenjtë në Mekë ka instaluar së fundmi porta të sofistikuara…