Çka po ndodhë në këtë kohë derisa BFI-në po e shkatërron Shaqir Fetai si dhe derisa Myftininë e Shkupit po e varfëron Qenan Ismaili si asnjë sistem kolonial e neokolonial më parë! Është hequr dorë prej shumë proceseve të mëhershme dhe kërkesave për kthim të pronës, prona vakufore po vidhet, prona po falet, po tjetërsohet, po tëhuajësohet, nuk po ngulmohet për kthime të reja, sepse hidhërohet pushteti

Shkruan Aziz Sejdiu

Që pas rënies së Perandorisë Osmane dhe tërheqjes së saj në kufijt aktual të Shtetit Turk, mylimanët e hapësirave të pjesës jugore të Ballkanit të sotshëm Perëndimor, përjetuan ngjarje nga më tragjiket. Nëpër trojet e tyre shekullore u instaluan pushtues të rinj, sisteme e ideologji të reja. Fillimisht u shtri perandoria e mbretërisë serbe, periudhë kjo kur u krye eksproprimi i pronave të myslimanëve të cilët iu nënshtruan programit dhe strategjisë serbe për dëbimin e myslimanëve, në veçanti të shqiptarëve, për në viset turke si dhe konfiskimi i pronave të tyre. Në këtë periudhë më së keqi e pësoi prona e vakëfit, sepse, fshatra të tëra, qytete të tëra, vendbanime të vejtra, u shpërngulën në mënyrë kolektive, duke lënë gjithçka, pra, edhe pronat e vakëfit në duart e plaçkitësve dhe shkatërruese serbë.
Sa i përket vakëfit që në këtë periudhë ishte nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e Drejtorisë së Vakëfit pranë Ulema Mexhlisit të Shkupit (nën administrimin e së cilës përfshiheshin nga Beogradi, gjysma e Serbisë, Mali i Zi, Sanxhaku, Lugina e Preshevës, Kosova dhe tërë Maqedonia e Veriut), mund të thuhet se kjo peridhë, pra, vitet e para tea shtrirjes së mbretërisë serbe, koha kur nis ekspropriimi, shënon etapën më të errët, kohën ku u zhvat, u shkatërrua, u përvetësua e u zhduk një numër i konsideruar i pronës vakufore, sidomos ajo e zonave rurale.
Etapa e dytë është ajo e sistemit ideologjik më të pashpirt në raport me fenë! Ideologjia komuniste instaloi sistemin e nacionalizimit të pronës, me çrast prona e bashkësive fetare kaloi nën pronësi të pushtetit! Me qindra dyqane, me dhjetra objekte afariste, me mijëra hektar tokë, kullosa e pyje u zurpuan dhe gjithçka kaloi nën menaxhin e organeve gjegjëse të pushtetit.
Se cilat ishin pasojat e nacionalizimit të këtyre objekteve, deri më sot janë shkruar me qindra tekste e artikuj, me dhjetra disertacione për magjisttraturë e doktoranturë. Saktësisht dihet sa sa objekte janë marrur, cilat janë marrur, çfarë po bëhet me ato objekte, madje dihet edhe vlera e tyre, dëmi që i janë shaktuar komuniteteve fetare me nacionalizimin e këtyre pronave!
Megjithatë, del puna se periudha komuniste në raport me vakëfin paska qenë vetëm etapë e “konservimit të pasurisë” dhe të eksploatimit të saj në të mirë të të tjerëve e në dëm të bashkësive fetare! Me të përfunduar të kësaj ideologjie, me kalimin në sistemin demokratik, u soll dhe miratua, veç tjerash, edhe ligi për denacionalizim të pronave të nacionalizuara, me çrast fillimisht përfituan individë, dhe më vonë, edhe bashkësitë fetare. Për vendet dhe objektet tashmë të shndërruara në interes të pëtgjithshëm shoqëror, u dëmshpërblyen përmes pagesav në bono, duke u vlerësuar paraprakisht nga komisione përkatëse shtetërore!
Pa dyshim që, pas 30-40-50 viteve, do të shkruhet edhe për fatin e këtyre pronave të vakëfit siç është shkruar për vakëfin në kohën e mbretërisë serbe por edhe në kohën e socializmit. Kur do të kemi në letër edhe fatin e vakëfit të kësaj periudhe, për shembull të periudhës 2020-2030 dhe, kur do të bëhen krahasimet në mes të periudhave, do të del se vakëfi, fatkeqësisht ka pësuar më së keqi pikërisht në këtë periudhë, në kohën kur me fatin e Vakëfit të Shkupit po tallet si Shaqir Fetai ashtu edhe Qenan Ismaili!
Nësë kohën e eksproriimit të pronave vakufore, në emër të ndërtimit të “rrugëve nacionale”, të “hekurudhave”, të “koperativave bujqësore”, të “urave” etj., porse kryesisht të atyre pronave që kishin ngelur pa pronarë për shkak të shpërnguljeve masovike, Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit pranë Ulema Mexhlisit të Shkupit i propozon kryesisë qendrore që, në përputhje me parimet e vakufnames, ajo pronë të mos lihet djerrinë e të uzurpohet nga individë, por të bartet dhe të zbriten ato prona nëpër qendra të mëdha e urbanistike! Si të barten? Të këmbehen, për shembull, dy-tre livadhe me një-dy dyqane në qendër, tri-katër dylymë tokë në qendër të katundit të këmbehet me objekte afariste në qendër, pronat që i kërkon ministria e arsimit për shkolla të rregullta e që janë më të përshtatshme për vijueshmëri mësimore nga nxënësit e vendbanimeve, të këmbehen me prona adekuate në qendrat dhe vendet e urbanizuara. Dhe kështu ka funksionuar pavarësisht nëse ka sunduar mbreti serb apo nëse kanë drejtuar digastere të mbretërisë serbe.
Kështu po ndodhë edhe me Ligjin e fundit për denacinalizim të pronës së baskësive fetare! Po kthehen pronat ose po “dëmshpërblehen”!
Fatkeqësisht, kurrë nuk ka qenë më tmerr për vakëfin se në këtë periudhë, sidomos përgjatë procesit të “dëmshpërblimit”! Me qëllim që, Shaqir Fetai ta ketë mirë me pushtetin, me organet “dëmshpërblyese”, me qëllim që Qenan Ismaili, myftiu i kontrabanduar në krye të Myftinis së Shkupi, të jetë sa më pranë pushteteve, lejojnë deri në falje të thjeshtë që “dëmshpërblimi” të jetë qesharak, sa për sy e faqe! Lejojnë “dëmshpërblimin” sipas tekeve dhe prioriteteve të pushtetit. Pra, nuk kemi zbatushmëri të plotë të Ligjit por, kemi plotësim të fontanës së dëshirave grabitqare të individëve të caktuar të pushtetit! Objekti miliona euro pranohet të dëmshpërblehet për pak mbi 300 mij euro, vetëm e vetëm që mos t’i ngelë qejfi pushtetit dhe ta kenë sa më mirë e sa më ngrohtë me pushtetin.
Në këtë periudhë, kur nuk dihet sa po shkon pasuli, kur nuk dihet se çka po kthehet e çka po ngelë “interes nacional”, kur shumë prona po jepen nën emrin e “patriotizmit shqiptar”, sepse fëmijët duhet të kenë shkolla, ndërsa për këtë të mbajë llogari Vakëfi dhe jo Ministria e arsimimit, apo, përgjithësisht pushteti, po falen prona, po jepen dyqane, po jepen hapësira për ndërtim të bisnesit për personat që janë të lidhur ngusht me pushtetin.
Si në përiudhën e mbretërisë serbe, ashtu edhe në periudhën e ideologjisë sllavo-komuniste, komunitetet fetare, konketisht, Bashkësia Islame, ka kundërshtuar çdo përpjekje për zhvatje apo grabitje, ose edhe tjetërsim, të vakëfit, me fanatizëm të tmerrshëm ka ruajtur vakufnamet, tapitë, dokumentet pronësore, dhe vazhdimisht i ka kërkuar, vazhdimisht ka reaguar dhe ka shprehur pakënaqësi me keqpërdorimin apo uzurpimin eventual të pronës. Në vitet e para të periudhës postkomuniste, BFI-ja e ka pasur të hartëzuar gati tërë vakëfin që ka qenë pronë e BFI-së dhe ka grumbulluar dokumente e ka shtruar kërkesa, madje edhe procese gjyqësore për kthimin e tërë vakëfit të nacionalizuar, pa përjashtime.
Çka po ndodhë në këtë kohë derisa BFI-në po e shkatërron Shaqir Fetai si dhe derisa Myftininë e Shkupit po e varfëron Qenan Ismaili si asnjë sistem kolonial e neokolonial më parë! Është hequr dorë prej shumë proceseve dhe kërkesave për kthim të pronës, prona vakufore po vidhet, prona po falet, po tjetërsohet, po tëhuajësohet. Myftinia si organ po hesht, sepse mund të jetë e korruptuar! Po hesht edhe Mexhlisi i Xhemateve, sepse, u duhet ta kenë mirë me Myftiun, ndryshe, hiqen nga puna, raportohen në parti si armiq partiakë dhe, sakaq nisin dëbimet nga puna e fëmijëve, nipërve, mbesave, nisë mosvazhdimi i kontratave në vepër, shkatërrimi i bisnesit privat etj.
Këto vakëfe të falura, të vjedhura, të të huajësuara, të lëna nën hipotekë sepse Shaqir Fetait i duhen para për rroga, kurrë nuk kthehen, nuk ka dokument valid që mund t’i kthejë.
Kur një ditë do të shkruhet për këtë veprimtari kriminale, kur do të përgatiten dhjetra analiza, studime, disertacione, do të shihet se periudha e Shaqir Fetait dhe myhybëve të tij, me diploma falce, me “disertacione” të blera, me titull të falsifikuar “hoxhë”, do të jetë absolutisht periudha më e errët për Vakëfin, periudhë kur vakëfi dhe jeta fetare islame është ”drejtuar” nga kopukët të cilët antiislamizmin e kanë pasur gjak e palcë dhe që nuk kanë ditur të zhvillohen e të rrisin familje përveçse me haram! Kungulli kurrë nuk ka shkuar gjithnjë mbi ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…