Në Gjykatën Penale ka përfunduar seanca në Gjykatën Penale me Muhamed Zekirin. Prokurorja Katerina Kollareviq tha se pritet që Gjykata Penale të vendos në lidhje me kërkesën për paraburgimin e Muhamed Zekirit, tashmë sekretarit të Përgjithshëm në dorëheqje të Qeverisë.

“Nuk ka vendim. Tani mbaroi seanca, për këtë edhe ne dolëm ,e lamë që gjykata të vendos”, theksoi Kollareviq.

Prokurorja Kollareviq tha se ekzistojnë dyshime për arratisje prandaj kërkohet paraburgim.

“Në këtë moment, dëshmi…nëse mendoni në ndonjë kuptim formal jo, dyshim po. Pse? Këto janë informata operative që janë dërguar në gjykatë, nëse gjykata i pranon do iu informojë, nëse jo, përsëri do të iu informojë se pse nuk i ka pranuar”, theksoi Kollareviq.

Prokurorja Kollareviq tha se sipas informacioneve që kanë nga MPB, dy të dyshuarit tjerë, shtetas të Krocaisë, mendohet se e kanë lëshuar RMV-në dhe se nëse kanë informacione do kërkojnë kapjen e tyre përmes fletëarrestit.

“Me fletëarrest, gjithashtu nëse e dimë se gjenden në territorin e Kroacisë apo diku tjetër, shërbimet përkatëse do të vendosin kontakte”, tha Kollareviq duke shtuar se të gjithë së bashku dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 57 milionë denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Spitalin mobil në Shkup, ushtria vendos krevatet

Anëtarët e Qendrës Mjekësore Ushtarake brenda afatit të parashikuar tashmë kanë instaluar…

Takim i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së dhe PE-së për Kovid-19 dhe Ballkanin Perëndimor

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Parlamentit Evropian nesër do të mbajnë…

Trump i kërkon një gjykatësi në Florida të detyrojë Twitter-in për t’ia rikthyer llogarinë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi federal në Florida…

Britania nuk planifikon heqjen e masave për parandalimin e pandemisë

Britania e Madhe nuk është afër heqjes së ndalesave të vendosura për…

Facebook ka dështuar me monedhën dixhitale

Presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer, ka thënë se monedha dixhitale – Libra…