Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në ndërtesën e Institutit Ushtarak Rus në qytetin Tver.

Sipas agjencisë ruse pro-regjimit TASS, një person ka humbur jetën dhe 20 janë plagosur nga zjarri, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tyre, TASS shkruan se zjarri ka rënë për shkak të një mosfunksionimi në instalimet elektrike.

Bëhet fjalë për një institut rus për zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore.

Zjarrfikësit kanë marrë njoftimin për zjarrin rreth orës 11 me orën lokale. TASS thotë se 30 persona kërkuan ndihmë mjekësore – disa për shkak të thithjes së tymit, të tjerë për shkak të lëndimeve të lehta.

Veç kësaj, një burim nga terreni tha për TASS se disa njerëz u plagosën duke u hedhur nga dritaret duke ikur nga zjarri.

“Sipërfaqja e përgjithshme e prekur nga zjarri është rreth 1000 metra katrorë”, tha shërbimi rus i emergjencës.

Zjarri u përhap me shpejtësi në ndërtesë dhe zjarri përfshiu disa kate dhe më pas është shpërndarë edhe rreth objektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Japoni, 6 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe…

Çfarë saktësisht tha Biden për gjenocidin rus në Ukrainë?

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha për Rusinë se është duke kryer…

Japonia vendos më shumë sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë familjet e Putinit dhe Lavrovit

Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke bllokuar asetet…

Çështja e identitetit, Karakaçanov sfidon Gruevskin

Kreu i Lëvizjes Bullgare VMRO njëherë edhe ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir…

Arrestohet tetovari, i dënuar me burg prej 6.5 vjet!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policët e Sektorit të…