Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi po e përmbyllin këtë vit me një tjetër lajm fantastik.

Është përditësuar ranglista botërore e xhudos, duke treguar se kur renditen garuesit për këtë vit.

Distria Krasniqi që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike dhe u shpall së fundmi xhudistja më e mirë në botë nën 48 kilogramë është renditur e para me 5920 pikë.

Në anën tjetër, Nora Gjakova që po ashtu fitoi medaljen e artë në këto lojëra, është renditur e para në kategorinë nën 57 kilogramë, duke arkëtuar 5880 pikë.

Natyrisht se ky është një shtytje e madhe për dy xhudistet tona, që të fillojnë garimin në vitin e ardhshëm nga vendet e para. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përcaktohen finalistët europianë, Roma përballet me Feynoord në Tiranë

Roma – Feynoord do të jetë finalja e Conference League që do…

FIFA hap hetimet ndaj Serbisë, nuk ka procedurë për Granit Xhakën

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë është kryer të premten mbrëma, por ajo…

Shqipëria publikon listën e skuadrës për ndeshjen kundër Francës

Trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë , Edy Reja, e ka publikuar…

Komentatori olimpik u shkarkua menjëherë pas emisionit, shkaku i komenteve raciste

Një komentator në Lojërat Olimpike është shkarkuar pasi bëri komente raciste drejtpërdrejt…

Salah një hap larg historisë

Vetëm 29 lojtarë kanë arritur ‘në klubin e 100-ve’ në Premier League,…