Feja islame nuk mundet në asnjë mënyrë të përkufizohet vetëm si një lëndë e një doktrine metafizike, e as si një grumbull për kryerjen e ritualeve fetare. Islami është mënyra më e përsosur e jetës njerzore

Nga Naser Sahiti

Feja Islame është sistem vlerash, organizim ekonomik, social, kulturor, arsimor etj., themelet e së cilës mbështeten në Shpalljen Hyjnore.
Politika ekonomike islame angazhohet për ruajtjen dhe zhvillimin shoqëror e individual, për plotësimin e nevojave materiale dhe shpirtërore të Muslimaneve në rradhë të parë.
Ne sot jetojmë në një situatë të dyndjeve të mëdha ekonomike, arsimore e sociale. Është më se e nevojshme që në shtetin tonë në veçanti të shprehet një përkujdesje maksimale për popullin shqiptar, meqë përbën shumicën e pjesëtarëve të fesë islame si dhe për të gjithë muslimanët në RMV. Ky përkujdes i takon sidomos BFI-së, Institucion ky i cili kohëve të fundit po fundoset nga skandalet dhe aferat e papara më herët. Që kur “një dorë e huaj” e solli në krye të këtij Institucioni Shaqir Fetain, gjithçka ka marrur tatëpjetën!
Letargjia e Bashkësisë Fetare Islame në RMV ka ndikuar në mënyrë të drejtë për drejtë në mungesën e vullnetit te strukturat brenda BFI-së për ta luajtur atë rol sipas përgatitjeve profesionale, ndërsa krejt kjo i ka krijuar hapësirë “reisit” të instaluar në pasjen e një monopoli në lindjen e një duzine “bashkësishë fetare islame” si dhe “shoqata humanitare” e që nuk dihet se cila ësht “kibla” e tyre, nga vinë dhe as që dihen mjetet e tyre financiare me të cilat operojnë në popullatë.
Situata në aspekt të ngritjes edukativo-arsimore të kuadrit teologjik është mjaft brengosëse. Këta do të jenë ata që do të udhëheqin Rijasetin si dhe BFI-në në të ardhmen. “Reisi” aktual me qëndrimet e veta nonshalante, me paaftësinë e vet, me intrigat dhe interesat e veta meskine, qartë po na e bën me dije se, në këtë nënqiell islami do ta ketë një perspektivë të mjegullt dhe jo gjithaq të qartë. Krijohet përshtypja se Shaqir Fetai po punon në drejtim të rrënimit të Institucionit me qëllim që pas tij të mos ketë BFI! Duke qenë top-temë dhe lajtmotiv i shumë shkrimeve, duke qenë bazë e shumë skandaleve dhe dështimeve të njëpasnjëshme, nuk mundet që ai të na shitet si “pararoje” e islamit! Të gjitha faktet po dëshmojnë për momentin se ai angazhohet vetëm për degradim dhe eleminim të çfarëdo roli e peshe të BFI-së në shoqërinë tonë në të ardhshmen!
A guxon që BFI-ja dhe kreu i saj të mos e dinë numrin e xhamive në vend si dhe emrat e tyre?! BFI-ja jo vetëm që duhet të ketë numrin e saktë të xhamive në RMV, por është e obliguar edhe të emërojë, të mbikëqyrë dhe të përcjell vazhdimisht mbarvajtjen e punëve brenda tyre.
Për habi (e nga habia ka lindur edhe filozofia!) paria e BFI-së as që e di numrin e saktë të xhamive. Reisi i mëparshëm pohonte se janë mbi 1000, ndërsa ky aktuali thotë se janë herë 700 e herë 800 xhami. Kjo flet për një mosnjohje elementare të situatës së Institucionit që e drejtojnë, me që dallimi është në mbi 300 xhami. Ndërsa as që e dinë edhe sa imamë, hatibë, mualimë, vaizë e myezinë ka BFI-ja, edhe pse thonë se aktivë (pra, të punësuar) janë mbi 1300. As ky numër nuk mund të thuhet se është i saktë, sepse as dhjetë për qind prej tyre paguhen nëpërmjet transaksioneve bankare. Nëse këtu i shtojmë edhe numrin e medresantëve, të studentëve të FSHI-së si dhe të atyreve që studiojnë nëpër vendet turko-arabe, atëherë lirisht mund të themi se kemi të bëjmë me një Institucion që për filozofi të veten e ka prodhimin e hiper kuadrit i cili, për t’u punësuar diku do të nis të hapë “tezga fetare” ku do të na shiten turlifarë “islami” e turlifarë fetvae që do të na bëjnë pikë e pesë dhe gaz i botës. Natyrisht, për fajtor historik dhe i vetëm do të njihet ekskluzivisht Shaqir Fetai, sepse ky tashmë po dëshmon se i intereson vetëm tymi i vet!
Nëse kjo që u tha këtu është kështu, atëherë Feja Islame do të bëhet bastion i antagonizmave, i sektarizmit të shoqërisë sonë që veçmë ka marrur hov.
Numri jashtëzakonisht i madh i të diplomuarve në shkencat fetare bën që të ndërtohen e të hapen xhami në çdo lagje, kurse BFI-ja as që do të mund të ushtrojë “pushtet”-kontroll mbi to. Aktualisht, janë me qindra xhami në RMV që po ushtrojnë aktivitet tërësisht autonom e nën vëzhgim të qendrave të ndyshme që po derdhin pa hesap para!
Nëse i vështrojm rrjedhat aktuale të BFI-së, ne si pjesëtar të fesë islame, nuk na jep asnjë shkëndi shprese për përmirësimin e jetës fetare e aq më pak të asaj kombëtare. Sektet dhe rrymat e ndryshme që po veprojnë në emër të islamit janë ulur këmbëkryq në mesin tonë dhe, e gjithë kjo nuk është shenjë e mirë as për fenë dhe as për kombin tonë. Kjo po ndodhë para syve të faktorit tonë politik i cili duhet ta ketë mbi kurriz çështjen kombëtare të cilën ngjarjet aktuale në BFI po e rëndojnë së tepërmi. Faktori politik duhet të jetë i brengosur po kaq sa edhe analistët, opinionistët si dhe mbarë popullata përkatëse e vendit.
Sipas mendimit tim kjo duhet të shërbejë si një alarm drithërues duke filluar për popullatën, subjektet tona politike si dhe për të gjithë faktorët relevant kombëtar në Botën Shqiptare.
Të gjitha faktet por dhe shumë zëra që vijnë nga breda Institucionit, flasin qartë se, brenda institucionit të ashtuquajtur BFI nuk ka aspak konsolidim të udhëheqësisë, nuk ka program as plan veprimi kah e mbara por vetëm kah shkatërrimi total! A do ta lënë faktorët relevantë kombëtar që të shkatërrohet edhe më tej ky Institucion me rëndësi të veçantë historike e kombëtare, kjo varet para së gjithash nga komuniteti teologjik i vendit, nga organet dhe institucionet që janë shtylla të BFI-së! Një gjë është e qartë: të gjthë po heshtim dhe sikur po kënaqemi tek po e shikojmë se si “reisi” aktual, me paaftësinë e vet si dhe me do përkrahës pa integritet, si i trembur po e vështron tek po fundoset BFI-ja. Ndihmë racionale do të ishte vetëm kontributi në largimin e tij një orë e më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Profesori pyet: pse heshtë BFI-ja

Ish-rektori dhe dekani i Universitetit të Tetovës, Arbër Çeliku shkruan se, në…

Keqpërdorimi i fitrit për “dashuri dhe respekt”

A mund të kontrabandohet fitri, kafshata e gojës së myslimanit të ngratë…

“Iftaret” e ideologjizuara dhe të partizuara të Shaqir Fetait

Për hirë të delegacionit arab që e paska realizuar “Shportën e Ramazanit”,…

“Reisi” që për një aktivitet partiak injoron Ministrin e Haxhit

Për herë të parë në historinë post-komuniste ndodhë që një kryetar i…

LETËR E HAPUR SHAQIR FETAIT, “REISIT” TË INSTALUAR

Pse ike katër ditë më herët nga ç’kishe planifikuar qëndrimin në Zvicër?…