Midis nesh

Denis SCHECK, një kritik letrar i njohur gjerman dhe mbase shumë i respektuar, rregullisht mban TV emisionin e tij, DRUCKFRISCH, që ka të bëjë me botimet e reja në gjuhën gjermane. Qasja e tij ndaj librit është specifike, për të mos thënë pa emocione, duke ruajtur në maksimum neutralitetin.
Është një kritik që ka vetëm dy opsione: librin që ia vlen të lexohet e lë anash, ndërkaq libri që nuk lexohet përfundon në koshin e gjërave të pavlerë, për të mos thënë në koshin e plehrave.
Në shikim të parë kur e sheh në ekranin televiziv se si e hedh librin në kosh, duket paksa akt i trishtuar, por në fakt, kjo bëhet pasi Scheck i paraqet të gjitha argumentet PËR dhe KUNDËR.
Po mirë, do të pyesë ndokush, po ç’lidhje ka ky Scheck me shqiptarët?
Asnjë lidhje, por thjeshtë mund të shërbejë si një model për katarsis në lëmin e botimeve në gjuhën shqipe, pra për një pastrim të thellë të kësaj plage të madhe të shoqërisë shqiptare, në të cilën janë të përfshirë shumë subjekte me preferenca mafioze, të cilët marrin rolin e botuesit, kritikut, shkrimtarit, sekserit e kështu me radhë.
Tashmë është e qartë se disa kritikë letrarë dikur të respektuar, kanë marrë në qafë shumë krijues(e), duke i vlerësuar krijimet e tyre si “Kopsht Edeni”, por që në fakt në ato vepra mund të gjesh shumëçka, por jo edhe letërsi. Se pse këta ia lejojnë vetes një luks të tillë komprometimi, kjo vërtet meriton një vëmendje urgjente, sepse i kalon edhe kufijtë e asaj që është bizare, ndonëse qasja e këtillë e tyre tashmë është lexuar e rilexuar dhe caku përfundimtar është jo i dukshëm, por i tejdukshëm, duke u zhytur në atë qull pa shije dhe duke iu shmangur kredos së tyre.
Ja pra pse na ka marrë malli të lexojmë një kritikë të mirëfilltë, objektive dhe të argumentuar. Diçka të tillë nuk ka dhe nuk do të ketë edhe një kohë të gjatë, ndaj dhe të gjithë “shkrimtarët” shqiptarë shkruajnë “mirë”.
Aty ku nuk ka rend, i hapet shtegu kaosit, moralit të korruptuar, injorancës dhe vetëkënaqësisë, kurse kjo është më shumë se vrasëse.
Një Denis Scheck shqiptar do t’i detyronte shkrimtarët dhe “shkrimtarët” të mendojnë mirë e mirë për të botuar vepra, kurse në vend të koshit do të nevojitej një kontejner gjigant për t’i përmbledhur të gjitha veprat e botuara gjithandej, të cilat në rrethana normale do të trajtoheshin thjeshtë si të pabotueshme.
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Teatri si art dhe si godinë

Midis nesh Teatri është lloj arti, i cili, nga një qendër (le…

Ata që dinë të lexojnë e nuk kuptojnë!

Midis nesh Analfabetët funksional realisht i kemi kudo: në shkolla, në fakultete,…

Abetarja e përbashkët është hapi i parë…

Midis nesh Nga shtatori i këtij viti, nxënësit e klasave të para…

POLITIKAT KULTURORE NË RAPORT ME LETËRSINË SHQIPTARE!

Midis nesh Politikat kulturore shqiptare, para se të jenë globaliste, është mirë…

Reçension: Nusprodukti i një komploti dhe tradhëtie

Kohë më parë u paralajmërua se së shpejti do të dalin në…