Ejup Berisha /


Të punësuarit në Arsim dhe Shkencë më lehtë do ti realizonin të drejtat e punës dhe liritë e tyre pa Ministrinë dhe Sindikatat e Arsimit dhe Shkencës se me to.
Ministri i Arsimit dhe i Shkencës Arbër Ademi si në kohën e bablokut (kohë e mëparshme e cila nuk njihte të drejta të njeriut por vetëmse obligonte njerëzit që të përkuleshin dhe tu bindëshin urdhërave të personave më të moshuar) jep urdhëra ekzekutiv e nuk kryen punë me të cilat është i ngarkuar në me të cilin udhëheq Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. I njëjti nuk e kupton se është Ministër e jo Administratorë i dhunshëm apo drejtor për zbatimin e falimentimit i cili duhet të urdhëroj, por i njëjti duhet ta ketë të qartë se është Ministër i faktor politik i cili paguhet për të qeverisë apo më konkretisht që të udhëheq. I njëjti pra një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2019/2020 në vendin tonë e merr guximin dhe i urdhëron mësimdhënësit dhe nxënësit që të paraqiten në shkollë dhe këta të gjithë gaditu para tij nisen e vijnë në punë apo në mësim. Edhe pse mësimdhënësit e pakënaqur nga pagat e tyre shumë të ulëta në arsim me Sindikatën e tyre amë u dakorduan që të kërcënojnë për hyrje në grevë për të kërkuar rritje të pagave, si duket sërish u mashtruan nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës e cila nuk e paska pasur seriozisht paralajmërimin për grevë. Edhe pse kërcnuan për hyrje në të por këtë si duket ata e bënë sa për sy e faqe. Nuk është hera e parë kjo që sindikatat manipulojnë me punëtorët e arsimit dhe shkencës prandaj udhëheqsia e Sindikatave edhe kësaj here i la me gishta në gojë mësimdhënësit. Si duket sa herë që pushteti nuk u jep para udhëheqësve të sindikatave me qëllim që këta ti mbajnë në gjumë të punësuarit në arsim dhe shkencë sindikalistët dalin dhe fiktivisht kërcënojnë me grevë dhe menjëher kur pushteti ua jep nga një kockë këta pendohen dhe mësimdhënësit i detyrojnë që të heqin dorë nga greva dhe të punësuarit në arsim dhe shkencë që ti detyrojnë që të shkojnë në punë. Për udhëheqësit e sindikatave çtë thuhet të gjithë këta janë njerëz të pushtetit apo dhe të afërt me ta. Këta si duket më shumë luftëtojnë për të drejtat e pushtetit dhe të pushtetarëve sesa për ato e të punëtorëve të arsimit dhe shkencës, kështuqë këta të ashtuquajtur sindikalistë nuk i mbrojnë punëtorët prandaj këta të fundit asnjëhe nuk i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre të punës. Për fund nuk mbetet të thuhet asgjë tjetër përpos të përsëritet titulli i këtij shkrimi. Të punësuarit në Arsim dhe Shkencë më leht do ti realizonin të drejtat dhe liritë e tyre pa Sindikatat e Arsimit dhe Shkencës se me to. Pra ska të drejta dhe liri të punëtorit aty ku e turbullojnë ujin Sindikatat në RVM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…