Një pengmarrës që ndaloi katër persona në një sinagogë në një periferi të Dallas, Teksas, ishte një shtetas britanik, thonë raportet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri ndërpreu shërbimin e mëngjesit në Colleyville të shtunën dhe që atëherë ka vdekur.
Policia vendosi ekipe speciale të armëve, ndërsa negociatorët e FBI kaluan orë të tëra duke biseduar me sulmuesin e dyshuar.
Shpërthime dhe të shtëna armësh mund të dëgjoheshin përpara se të përfundonin negociatat 10-orëshe.