Në të vërtetë ishte një goditje për të gjithë, jo vetëm për mua dhe për popullin, por edhe për të gjithë elitën politike, thotë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistën për televizionin grek “Alfa”.

Ai shtoi se në takimin e liderëve të mbajtur të dielën, të gjitha partitë, pa dallim nëse janë në pushtet apo në opozitë kanë qenë me ndjenja dhe qëndrime të njëjta: “bëmë gjithçka që na u kërkua dhe menjëherë Bashkimi Evropian na thotë ende nuk jemi të gati”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Nga viti 2009 në të gjitha raportet e Komisionit Evropian dhe pastaj në të gjitha kumtesat e Bashkimit Evropian thonin se ekziston vetëm një çështje e pazgjidhur, kontesti shumëvjeçar për emrin midis nesh dhe vendit tuaj. E zgjidhëm këtë me Marrëveshjen e Prespës dhe menjëherë Bashkimi Evropian na thotë ne nuk jemi të përgatitur, sepse para kësaj duhet të bëjmë disa reforma të brendshme. Kjo nuk ishte e sinqertë, as e drejtë për të gjithë që thellësisht janë të përfshirë në këtë proces/ E gjithë kjo, Marrëveshja e Prespës, të gjitha reformat, por Prespa në vendin e parë është për shkak të Evropës. Ne dëshirojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe menjëherë askund nuk e shohim Bashkimin Evropian. Askush nuk është Bashkimi Evropian”, thotë Pendarovski.

Presidenti Pendarovski shpjegon se kjo që do të jetë në pritje derisa nuk fillojnë negociatat aderuese me BE-në është pjesa që ka të bëjë në korrespondencën e brendshme dhe të jashtme dhe përdorimi i emrit të ri.
“Duke folur për të gjithë pakon, tashmë e kemi implementuar emrin e ri në brendësi dhe do të mund të them se kjo për ne ishte pjesa më e vështirë e Marrëveshjes së Prespës”, theksoi Pendarovski.

Thekson se për disa muaj vendi do të hyjë në NATO edhe atë falë Marrëveshjes së Prespës.

“Për njerëzit që edhe këtu edhe atje janë skeptikë, të përsëris edhe një herë Marrëveshja e Prespës ishte arsyeja kryesore pse shtetet anëtare të Aleancës Veriatlantike kanë thënë “po” për anëtarësimin tonë. Nëse jo në nëntor apo dhjetor, atëherë sigurisht në katër muajt e parë të vitit 2020 do të jemi anëtare e plotfuqishme e Aleancës së NATO-s dhe ky është prodhim i drejtpërdrejtë i Marrëveshjes së Prespës”, shton presidenti në intervistën për televizionin grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…