Ne i jemi mirënjohës Serbisë miqësore për ndihmën në kohë në parandalimin e pasojave të pandemisë, veçanërisht në procesin e vaksinimit.

Kështu ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për gazetën serbe “Politika” dhe theksoi se Maqedonia e Veriut nuk duhet të lobojë për pavarësinë e Kosovës, e cila sipas tij është imponuar nga disa shqiptarë politikanë nga ekzekutivi, përcjell Kosovo Online.

Siç theksoi ai, “Serbia ka bërë gjithçka që është në fuqinë e saj për të na ndihmuar dhe ne dimë ta vlerësojmë atë gjest miqësor dhe nuk do ta harrojmë atë.”

“Ne e njohëm Kosovën si një shtet të pavarur në 2008, kur shumica e partnerëve tanë strategjikë e bënë këtë, dhe që nga ajo kohë ne jemi angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, sepse në atë mënyrë ne jemi duke përmbushur interesat tona kombëtare”, tha Pendarovski.

Ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut gjithashtu kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal, i cili është përparësia më e lartë e politikës së jashtme të Serbisë miqësore.

Presidenti maqedonas kujtoi se Maqedonia e Veriut bëri kompromise të vështira në mënyrë që të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s dhe një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian.

“Anëtarësimi në BE është vendimtar për zhvillimin e përgjithshëm të të gjitha vendeve në rajon dhe ne nuk kemi asnjë alternativë reale për integrimin evropian”, përfundoi Pendarovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…