Presidenti Stevo Pendarovski thotë se ndjehet i zhgënjyer me BE-në për shkak të mos-dhënies së datës për çeljen e negociatave, megjithatë shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet qasëse shtator.

Ne na kanë bindur zyrtarët më të lartë gjermanë se është vetëm një vonesë teknike në proces dhe ne e pranojmë atë dhe ne do të presim për vendimin e shtatorit të Bundestagut gjerman dhe tetorit të të gjithë Bashkimit Evropian. Megjithatë, shtrohet pyetja – çka nëse, ndërkohë, një tjetër Kuvend, për arsye teknike, vonon procesin, sepse atje keni vendosje me parim  të konsensusit- deklaroi Presidenti Stevo Pendarovski.

Në një intervistë për televizionin N1, Pendarovski ka komentuar edhe ndërrimin e pushtetit në Greqi. Ai tha se nuk pret ndonjë ndryshim sa i përket Marrëveshjes së Prespës, por pret qëndrim më të ngurrtë lidhur me zbatimin e Paktit.

Pres ndoshta qëndrim pak më të ngurrtë në zbatimin e marrëveshjes . Pra, për të sqaruar nuk presim pengesa nga qeveria e re greke, tashmë në tetor, kur gjoja duhet të merret vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave. Por sigurisht unë pres për shkak të qëndrimit të tyre të njohur politik më parë që në negociatat për kapitujt e ndryshëm do të kërkohet zbatim i përpiktë i disa dispozitave të Marrëveshjes së Prespës, veçanërisht në pjesën e markave tregtare- tha Stevo Pendarovski.

Në dy ditët e kaluara presidenti Pendarovski mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Sarajevë ku u takua me zyrtarë të lartë të shteteve të rajonit./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Refuzohet padia e Ahmetit dhe Xhaferit për shpifje kundër Bogoevskit

Gjykata e Apelit të enjten ka sjell vendim të plotë fuqishëm në…

Vazhdojnë fë rkimet mes partnerëve të Qeverisë, kuadro të BDIsë po zëvendësohen me të LSDM-së

Vazhdojnë fërkimet mes LSDM-së dhe BDI-së. Në pikëkalimin kufitar Bllacë po bëhen…

Keqtrajtimi i Janakievskit në burgun e Shutkës, reagon spitali “8 Shtatori”

Pas pretendimeve për lëndime trupore në dëm të ish-funksionarit të VMRO-DPMNE-së, në…

VMRO dhe LSDM heqin dorë nga nënkryetarët e Kuvendit

VMRO-DPMNE heq dorë nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. Zëdhënësi i partisë,…

Zaev: Kemi tre deputetë më tepër se VMRO-ja

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore të LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi”…