Pendarovski dhe Siljanovska presin jehonë më të madhe dhe arritje të censusit të dielën

Kandidatët për president të shtetit Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova sonte e kishin ballafaqimin e fundit televiziv para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve në të cilin i ballafaquan argumentet për shumë çështje si reformat në gjyqësor, integrimi në BE dhe NATO. Të dy kandidatët shpresën bindjen për dalje më të madhe dhe se censusi do të arrihet edhe në raundin e dytë.

Në debatin më shumë se dyorësh në Televizionin 24, e cila në momente ishte e tensionuar, u këmbyen edhe fyerje personale. Në pyetjet e publikut lidhur me eurointegrimet Siljanovska tha se për momentin duhet të filloni negociata që të dihet anëtarësimi.

“I dini të gjitha kriteret e Kopenhagës dhe ne nuk i përmbushim me këtë qeveri nuk ka mundësi të shkojmë në BE”, tha Siljanovska.

Sipas Pendarovskit nga Berlini, të gjitha informatat janë pozitive se Maqedonia, për shkak të asaj që bëri në qershor, do t’i fillojë negociatat në qershor edhe Merkeli edhe Makroni e veçojnë Maqedoninë si përjashtim nga rajoni.

Në pyetjen cilin shtet do ta vizitoni të parin nëse zgjidhen president dhe pse, të dy e zgjodhën Brukselin si destinacion i parë.

“Nuk dua paraprakisht të prononcohem, por ose Brukselin ose ndonjë prej fqinjëve sepse bashkëpunimi i mirë duhet të fillojë nga rendi i parë i fqinjëve.

Siljanovska e përmendi Brukselin që siç tha ta falënderoj për mbështetjen e Zhozef Dol partia më e fuqishme evropiane apo eventualisht Austrinë.

Mes tjerash, për atë çfarë do ta porosisin papën i cili vjen për vizitë në vend më 7 maj, nëse njëri prej tyre zgjidhet president, t dy thanë se bëhet fjalë për një vizitë të jashtëzakonshme.

Pendarovski tha se është ngjarje pa precedentë historinë tonë politike në një vend i cili ka numër të vogël të katolikëve. Pret nga Papa porosi për tolerancë mes njerëzve nga religjionet dhe etnitetet e ndryshme dhe për solidaritet.

“Françesku njihet si njeri i popullit, ka mision bashkimi shpirtëror në lidhje me katolicizmin dhe krishterimin ortodoks. Ardhja e tij të shfrytëzohet në kuptimin më të mirë të mundur dhe kudo që shkon sjell energji, paqe dhe fuqi shpirtërore dhe shpreson se kjo do të sjellë qetësi shpirtërore.

Lidhur me porosinë e kandidatit presidencial Blerim Reka për të dalë masivisht në zgjedhje që të shpëtohet ardhmëria euroatlantike, Pendarovski dhe Siljanovska me pikëpamje të ndryshme.

“Bëhet fjalë për deklaratë dinjitoze të Rekës. Jam i kënaqur nga deklarata dhe sipas tij ato që kanë votuar për të vetë do të vendosin, por kur thotë se dëshiron ta shpëtojë ardhmërinë evropiane nuk mendon për kandidatin që e konteston Marrëveshjen e Prespës”, thotë Pendarovski.

Siljnovska tha se Reka është ai që mund të jap interpretim autentik, por është befasuese sepse prej debateve të shumta del se porosia thelbësore e Rekës nuk është vetëm BE-ja dhe NATO, por teedhe mendimi i tij, ishte kritikë e ashpër ndaj sistemit aktual autoritar me elemente të totalitar.

Pendarovski megjithatë tha se nëse zgjidhet do të punojë sipas bindjeve të tij dhe të gjitha ligjeve që deri më tani nuk janë nënshkruar nga Ivanovi, nëse janë në interes të qytetarëve do t’i shohin dhe do t’i nënshkruajnë ato. Do të vendosë mbi parimeve dhe bindjeve të tij dhe nuk do t’i bëjë, tha gabimet e Ivanovit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…