Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic dhe gjashtë qytetarë në një aksion të zhvilluar mbrëmë në Pejë.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Muaj më parë hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale të PK-së në Pejë) dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

“Në kuadër të veprimeve hetimore mbrëmë nga hetuesit e IPK-së është zbatuar urdhëri i kontrollit në një lokal në rrugën “Hoxhë Tahsini”në Pejë meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit nga IPK janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Talibanët rrethojnë tre qytete kryesore në Afganistan

Luftimet po ndizen rreth tre qyteteve të mëdha në Afganistanin jugor dhe…

Konfirmohet vrasja e qytetarit të dytë amerikanë në Ukrainë

Shtetasi i dytë amerikan është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, raportoi fillimisht…

Greqia kërkon “shpjegim” nga Turqia rreth një harte që u shpërnda në mediat sociale

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka bërë thirrje Turqisë që të…

Toçkov: Rezultati i fluksit të fundjavës në Ohër, do të shihet pas dhjetë ditëve

Për dhjetë ditë do të shihet nëse fluksi i vizitorëve në Ohër…

Shtohet numri i veprave penale për përdorimin e gjuhës së urrejtjes

Gjuha e urrejtjes dhe veprat të cilat mund të çojnë deri në…