Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në këtë Komunë.

“Peja shpallet qytet karantinë, çka nënkupton se po hyjmë në një fazë edhe më sfiduese dhe më të vështire në raport me Covid-19 duke ndryshuar rezultati i të infektuarve në komunën tonë me dy te infektuar”, thuhet në njoftim.

DSh, apelon te qytetarët e Pejës që t’i respektojnë rekomandimet e caktuara dhe të veprohet me maturi.

“Ju bëjmë thirrje për qetësi dhe për maturi në mënyrë që mjekët, infermieret, policët dhe të gjithë ata që këto ditë të vështira japin shërbime dhe janë në ballë të detyrës së shenjtë. Nuk është aspak e lehtë kjo luftë përball kësaj pandemie dhe vetëm duke bashkëpunuar të gjithë nga pozita ku ndodhet secili prej nesh që në fund të dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë të kthejmë normalitetin në Pejën tonë që aq shumë e duam. Zoti i bekoftë të gjithë ata që janë në krye të detyrës këto ditë”, thuhet në fund.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vendimi për karantinë erdhi për shkak se banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me Covid-19.

“Rrugët- Adresat: “Cenë Abdyli 47”, “28 nëntori nr.4”, “Fabrika e Sheqerit”, “Vëllezërit Kastrati”, “Adem Jashari 174 2/1” dhe fshatrat Nabërgjan, Vitomiricë, Lutogllavë, Katund i Ri (Bllagaj) në Komunën e Pejës shpallen vatra të përhapjes së infeksionit”, thuhet në vendimin e MSh-së. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…