“Unë aspiroj ta ndërtoj një Kryesi të re, jo vetëm me njerëz të rinj, por edhe me ata që organikisht janë rritur në PDK. Kryesia duhet të jetë trup ekzekutiv i përbërë nga zyrtarët e partisë që nuk kanë angazhime të tjera institucionale në këtë kohë”, kështu ka deklaruar Memli Krasniqi, pikërisht në ditën kur u zgjedh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi pasi mori besimin e delegatëve që morën pjesë në Konventën e Dhjetë të PDK-së, për të udhëhequr partinë, u zotua se do të bëjë ndryshime në parti, duke e rikthyer PDK-në në partinë më të fuqishme në vend.

E, një javë pas marrjes së mandatit, Krasniqi ende nuk ka vendosur se kush do të jetë pjesë e Kryesisë së re të PDK-së, megjithëse nga kjo parti deklarojnë së kryetari është duke u marrë me ketë çështje.

Por, ajo që tashmë është proklamuar në këtë parti është se kryetari i ri i PDK-së Krasniqi do të ketë një kryesi të re, me njerëz nga brenda partisë por edhe me personalitete tjera nga fusha të ndryshme në vend.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, tha se kryesia e re e partisë do të zgjidhet brenda muajit korrik.

“Ne siç e dini të shtunën kemi mbajtur një konventë e cila fuqishëm ka mbështetë dhe ka zgjedhur një kryetar të ri, është në diskrecionin e tij të plotë që bashkë me Këshillin Drejtues të zgjedh Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai është duke punuar në këtë drejtim, dhe besoj që javëve në vazhdim do ta zgjedh kryesinë, mendoj që brenda këtij muaji pa përfunduar korriku do të zgjedhet”, u shpreh ai.

Betim Gjoshi (PDK)

Gjatë bisedës, Gjoshi pohoi se kryesia e re e PDK-së, do të t’i jep drejtim të ri partisë, e që do t’i sjell fitore të reja.

“Kryetari i Partisë në momentin që ka prezantuar platformën para delegatëve të Konventës së Dhjetë të PDK-së, ka paraqitur një vizion se si do të duket kryesia e tij, edhe është duke punuar në atë drejtim që PDK-së t’i jep një drejtim të ri, që do ta dërgojë PDK-në drejt fitoreve të reja. Nëse i referoni fjalimit, ai ka treguar se si do të kombinojnë kryesinë e cila do të sigurojë PDK-së një rezultat shumë më të mirë në zgjedhjet lokale”, potencoi ai.

Ajo që  tashmë dihet është se Vlora Çitaku do të ketë një pozitë të rëndësishme në PDK dhe sipas Memli Krasniqit ajo do të jetë dorë e djathtë e tij në parti.

Ndryshe, emërimet e ish kryesisë së PDK-së, janë bërë më 22 janar 2020. Ku disa prej anëtarëve të Kryesisë kanë edhe angazhime tjera institucionale.

Ata janë: Uran Ismaili, Agim Aliu, Abelard Tahiri, Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Blerta Deliu, Ganimete Musliu.

Më poshtë gjeni emërimet që ishin bërë në PDK:

Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së;

Agim Aliu, nënkryetar;

Shaqir Totaj, nënkryetar;

Donjet Bislimi, nënkryetar, sipas funksionit- Kryetar i RDK

Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative;

Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale;

Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë;

Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore;

Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare;

Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës;

Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës;

Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit;

Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale;

Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion;

Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi;

Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët;

Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit për Çështje Gjinore.  /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…