Ndonëse kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përsëritur disa herë se ai do të jetë sërisgh kandidat për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale të tetorit, kështu nuk ka menduar Dega e PDK-së në këtë Komunës.

Strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, kanë vendosur që Driton Ajazi të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë  vit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ajazi përmes një postimi në Facebook, duke thënë se “sapo mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vit”

Postimi i Ajazit:

“Të nderuar anëtarë, struktura dhe simpatizantë të Degës së Partisë Demokraktike të Kosovës në Drenas!

Shumë të dashur qytetarë të komunës së Drenasit!

Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e Degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vitë!

E vlerësojë jashtëzakonishtë shumë besimin e dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, që ti prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë Qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time!

Besimi i dhënë nga Dega e PDK-së në Drenas, për mua është përgjegjësi dhe privilegj dhe do të shërbejë si forcë inkurajuese, që angazhimi im politik të jetë në shërbim të qytetarëve të Drenasit!

Na priftë e mbara së bashku!”, ka shkruar Ajazaj.

Ndryshe, kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ditë më parë ka thënë se do të kandidojë sërish për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet që priten të mbahen në shtator të këtij viti.

Ai  ka thënë se nuk ka asnjë dilemë rreth rikandidimit të tij për kryetar të Drenasit.

“Nuk e di kush e ka këtë dyshim. Sigurisht që do të kandidoj sërish për kryetar të Drenasit. Partia Demokratike e Kosovës në nivel qendror në qytetin tonë e ka konfirmuar disa herë që unë do të jem kandidat për kryetar edhe një mandat”, kishte deklaruar ai, duke thënë se në PDK kanë pas marrëveshje që do të qeverisim për dy mandate në Komunën e Drenasit, “do të jem edhe për një mandat bashkë me qytetarët, natyrisht nëse do të dalim fitimtarë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…