Në 17 Korrik mblidhet Kuvendi Kombëtar, zgjidhet këshilli i ri

Pas rikonfirmimit në krye të selisë blu, Lulzim Basha vendos të fusë në një proces të thellë reformimi Partinë Demokratike. Si zanafillë e këtij procesi do të shërbejë analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit, që do të nisë nga data 1 Korrik në të gjitha nivelet lokale, në çdo seksion e deri në nivel qarku, për t’u përmbyllur më pas me prezantimin e raportit final në 10 Korrik përpara Kryesisë.

Thënë ndryshe, kjo analizë e rezultatit  do të diktojë edhe ristrukturimin e organeve vendore të partisë, që do të përfundojë brenda datës 30 Shtator. Por paralel me këtë proces nga mbledhja e kryesisë, Lulzim Basha paralajmëroi nisjen e një beteje të ashpër politike në vjeshtë, kur nis edhe sesioni i ri parlamentar.

“Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm, sepse e tillë është beteja që na pret.  Çdo ditë që nuk përdoret për përsosjen e PD-së  është një ditë pushtetit që i dhurojmë armikut të demokracisë. Duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025”.  

Kryesia  e Partisë Demokratike vendosi njëherazi edhe rishikimin e statutit nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhet në 17 Korrik. Propozimet pasi të merren në shqyrtim nga një komision i përhershëm do t’i paraqiten në 10 Korrik Kryesisë.

Gjithashtu kuvendi i datës 17 Korrik do të përcaktojë  edhe Këshillin e ri Kombëtar. Është ky organ që  zgjedh kryesinë e re të PD-së  dhe organet e reja drejtuese, nga i nënkryetarët, sekretarët apo Sekretari i Përgjithshëm, nisur nga performanca e tyre në zgjedhjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…