Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Në kuadër të deklarimit të pasurisë, një gjë të tillë e kanë bërë edhe shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 245 mijë euro, përfshirë këtu një banesë në vlerë 180 mijë euro që është pronë e përbashkët, dhe një shtëpi po ashtu pronë e përbashkët në vlerë 65 mijë euro, shkruan Telegrafi.

Kusari-Lila ka deklaruar edhe një veturë të tipit GLK Mercedes pronë e bashkëshortit në vlerë 9 mijë euro.

Deputetja ka edhe 100 përqind të aksioneve në shoqërinë komerciale MKL, kurse para të gatshme në institucionet financiare ka deklaruar se ka vetëm 3 mijë e 508 euro.

Kusari-Lila gjithashtu ka 22 mijë e 878 euro detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik. Të hyrat vjetore të saj kapin shifrën e 34 mijë e 416 euro, duke përfshirë këtu pagën që ajo merr nga Kuvendi i Kosovës, bursën e fëmijëve dhe pagën e bashkëshortit.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar në AKK se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 1 milion e 176 mijë euro.

Tahiri ka deklaruar se posedon: Shtëpi banimi dhe tokë në vlerë 393 mijë euro, shtëpi (lokale afariste dhe hapësirë banimi) pronë e përbashkët në vlerë 400 mijë euro, tokë bujqësore në vlerë 288 mijë euro, dhe një shtëpi malore në vlerë 95 mijë euro pronë e përbashkët.

Tahiri ka deklarua gjithashtu se posedon së bashku me bashkëshorten e tij 1 mijë e 947 euro para të gatshme në institucionet financiare. Shefi i deputetëve të PDK-së, ka edhe një kredi në vlerë 62 mijë e 756 euro, me kohëzgjatje katër vite.

Të hyrat vjetore të Tahirit janë 21 mijë e 061 euro nga Qeveria e Kosovës dhe 20 mijë e 400 euro nga qiraja e një lokali afarist në Fushë Kosovë. Po ashtu edhe 4 mijë e 320 euro të bashkëshortes së tij, burimi i të cilave nuk është bërë i ditur, shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se pasuri të paluajtshme posedon vetëm një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që është pronë e përbashkët.

Gashi posedon edhe një veturë e blerë nga të ardhurat e tij personale në vlerë 8 mijë euro. Ai ka deklaruar se para të gatshme në institucionet financiare ka vetëm 2 mijë e 200 euro.

Gashi ka edhe një kredi në vlerë 30 mijë euro. Të hyrat vjetore të tij kapin vlerën e 57 mijë e 461 euro, duke përfshirë këtu pagën dhe mëditjet nga Kuvendi i Kosovës, pagën në kolegjin AAB, kursimet e 10% në Trust të tij dhe bashkëshortes, pagën e bashkëshortes nga BQK-ja dhe një kompensim.

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka deklaruar në AKK se posedon 265 mijë euro pasuri të paluajtshme, një shtëpi në vlerë 195 mijë euro dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.

Tahiri i AAK-së, ka deklaruar se posedon edhe dy vetura, një të tipit Audi Q7 në vlerë 14 mijë euro, dhe një VW Tiguan në vlerë 7 mijë euro, pronë e bashkëshortes. Shefi i deputetëve të AAK-së, ka deklaruar se së bashku me bashkëshorten posedojnë 15 mijë e 054 euro para të gatshme në bankë.

Tahiri ka edhe dy kredia njëra në vlerë 100 mijë euro e cila është në emër të tij, dhe tjetra 17 mijë euro në emër të bashkëshortes. Të hyrat vjetore të Tahirit kapin shifrën e 51 mijë e 998, duke përfshirë këtu pagën nga Qeveria e Kosovës, pagën e bashkëshortes, një pagë tjetër nga KLGI dhe trashëgimi nga prindërit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…