Qeveria gjermane iu përgjigj pretendimeve se Shtetet e Bashkuara, duke përdorur një partneritet me Danimarkën, po spiunonin kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë evropianë.

“Qeveria federale ka marrë shënim për këtë raport dhe është në kontakt me akterët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për sqarim”, tha zëdhënësi Stephen Seibert, por nuk pranoi të komentonte më tej mbi pretendimet e spiunazhit.

Televizioni shtetëror danez, DR njoftoi se Shërbimi Informativ Kombëtar Amerikan (NSA) përdori shërbimin e inteligjencës daneze për të spiunuar zyrtarë në Evropë, përfshirë kancelarin gjerman.

Kjo tregohet nga rezultatet e hetimit të brendshëm nga viyi 2015 mbi partneritetin me NSA, i cili u krye nga shërbimi inteligjent danez, njoftoi DR. Sipas këtyre akuzave, NSA përdori lidhjet e inteligjencës daneze për të spiunuar politikanët në Norvegji, Suedi, Francë dhe Gjermani.

Ministri danez i Mbrojtjes, Trine Bramsen nuk pranoi të komentonte mbi “spekulimet e medias”. “Në përgjithësi, mund të them se kjo qeveri ka pikëpamjen se përgjimi i aleatëve është i papranueshëm”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…