Zv ministri i Shëndetësisë, Asim Musa nesër pritet të shkarkohet nga gjitha postet shtetërore dhe partiake pas skandalit me ryshfetin për synetllëkun.

“Do të shkarkohet menjëherë” thonë për TetovaSot nga BDI.

Ndryshe Fiks Fare solli mbrëmjen e të hënës një investigim ku zv. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Z.Asim Musa, mjek urolog, me detyrë zv. Ministër Shëndetësie kryen ndërhyrje kirurgjikale në një spital në Strugë, kundrejt 1000 eurove.

Investigimi i Fiks Fare që zgjati tre muaj zbuloi pazaret që bën zv. ministri brenda ambienteve të spitalit.

Z. Musa ka qenë prej tre vitesh drejtor i dy spitaleve më të rëndësishëm në Strugë. Dy vite në Spitalin e Përgjithshëm dhe një vit në Spitalin e Nefrologjisë, ku falë edhe pushtetit të tij kryente ndërhyrje për prostatën, por bënte edhe synetlliqe./TS

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

ASH propozon disa masa për luftën kundër Koronës

Për shkak se situata e krijuar nga pandemia COVID 19 është situatë…

Padia për Bexhetin, Anti-korrupsioni e ka dorëzuar nismën

29 ditë pas konstatimit se kryetari i Sarajit Blerim Bexheti duhet të…

Specialja nesër shpall aktgjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës të mërkurën më 18 maj…

Misteri mes një fluturimi – zhduket helikopteri në Itali me shtatë persona në bord

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë furishëm një helikopter i cili u zhduk…

Escobar: Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, pas nënshkrimit të…